Berisha: Do e vazhdoj këtë përpjekje, pas Irena Gjokës do paditen drejtuesit e KLGJ dhe ILD dhe Dumani

Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën e tij para godinës së SPAK tha se, do e vazhdoj këtë përpjekje, pas Irena Gjokës do paditen edhe drejtuesit e KLGJ dhe ILD dhe Dumani.

Berisha: Pas Irenës, çështje penale do të ngrihen ndaj Ilir Rusit ose Llagamit, kush ka qenë kryetar KLGJ-je.

Ndaj kreut të ILD-së, të cilët shiko se çfarë bëjnë, bëjnë ping-pong njëri me tjetrin, por ku kërkohet dosja e KLGJ nga avoketërit tanë, KLGJ thotë nuk e kemi, ILD thotë ia kam dërguar KLGJ-së.

Pra, do të ngrihet padi penale ndaj tyre.

Natyrisht Dumani e ka të garantuar.

Dhe unë vazhdoj këtë përpjekje.

Pse?

Sepse kur ky sistem i ngritur me Kushtetutë degradon në shkallë të tillë të turpshme, çfarë është kjo po ta analizoni?

Kjo është praktikë pengmarrje.

Dumani ose ka marrë para ose është peng i Gjokës për favoret që i ka bërë Gjoka, pra kemi të bëjmë me një kalbësirë, e cila do zbërthehet në përputhje me ligjin.

About Redaksia

Check Also

Drejtuesja e re e SHISH/ Berisha: Po u emërua nga Rama, dihet që do jetë Vlora bis

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha, sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror është një tjetër …