Berisha: Klodiana Lala është një person që keqpërdoret në mënyrë të pamëshirë!

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha, se ju e nisni gjithmonë duke akuzuar mediat, meqenëse u pyetët si kallëzues për herë të parë, a dorëzuat dokumente që ju i keni bërë publike këtu përpara nesh?

Sali Berisha: Unë ato dokumente që kam pasur, i kam dorëzuar në padinë që kam bërë.

Klodiana Lala, News24: Tani meqenëse hodhët akuza ndaj medias që po mbrojnë persona të caktuar, mund të na thoni kë po mbron media?

Sali Berisha: Tani, tani të them unë ty. Ke lënë përshtypjen, jo media, po Klodiana, ka lënë përshtypjen me ca informacione që funksionon si një enë sifon e informacioneve…

Klodiana Lala, News24: Na e shpjego pak zoti Berisha se kur ju djeg, ju gjithmonë gjeni një vend ku të gjuani?

Sali Berisha: Mua nuk më djeg asgjë! Mua nuk më djeg asgjë nga mashtrimet e askujt. Por ti që hiqesh si informante e këtyre se ke të dhëna, kush t’i jep të dhënat ty që i nxjerr ti?

Klodiana Lala, News24: Unë jam gazetare zotëri. Mund të jeni edhe ju një prej atyre që më informojnë…

Sali Berisha: Nga unë nuk merr kurrë ti informacione. Pse nuk merr ti kurrë informacione nga unë? Se ti je e keqpërdorur. Kaq! Vetëm kaq!

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha vazhdo, unë jam mësuar me sulme nën brez sidomos nga politika. Vazhdo zoti Berisha unë jam gazetare…

Sali Berisha: Unë edhe njëherë po të them ty, ti ke ardhur për këtë qëllim, po unë të them ty, ti je e keqpërdorur. E kepërqdorur në shkallë ekstreme. Klodiana Lala është një person që keqpërdoret në mënyrë të pamëshirë.
Ata që të keqpërdorin kanë përgjegjësi, jo unë që respektoj gazetarët, por meqenëse e deshe, ta thashë. Ti je një nga gazetaret më të keqpërdorura zonjë dhe nuk të ka përgjegjësi as Sali Berisha, as opozita. Gjeje vetë përgjegjësinë.

Klodiana Lala, News24: Jam përpara opinionit publik dhe mbaj përgjegjësi për çdo fjalë që them. Balta e politikës së vjetër mua nuk më bën pis.

Sali Berisha: Bravo, ti je fytyra e re e gazetarisë.

Klodiana Lala, News4: Jam që ç’ke me të. A dorëzuat sot dokumente si kallëzues? A dorëzuat ju dokumente si kallëzues?

Sali Berisha: Kam dorëzuar të gjitha dokumentet në kohën e duhur dhe kaq. Stop!

About Redaksia

Check Also

Drejtuesja e re e SHISH/ Berisha: Po u emërua nga Rama, dihet që do jetë Vlora bis

Klodiana Lala, News24: Zoti Berisha, sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror është një tjetër …