Asnjë nga partitë e djathta italiane nuk përshëndeti sot “Kuvendin” e Bashës

Nga Alba KEPI

I vetmi qe Senatori i Forza Italia, Claudio Lotito e Presidenti i skuadrës së Lazios ku pêr shumë vite qe Drejtor shqiptari Igli Tare.

Nga burime të Forza Italia thonë se është një iniciativë personale e Lotitos e në një vend demokrat mjaft e kuptueshme.

Portali i Bashës me seli logjistike në Amerikë e “analizë ushtarake” në Tiranë bashkë me gazetarët e oborrit vrapuan ta nxjerrin si lajm të parë “se FI pra Lotito, mbështet bashizmin”.

E vërteta është se cdo Parti e djathtë Europiane e Botërore përshëndet institucionalisht Partitë simotra me një letër politike të Sekretariatit të Pergjithshëm o të vetë liderit.
Pra Senatori italian bëri një përshëndetje personale.

Ndryshe ndodhi me Kuvendin Demokrat tê Berishës në maj të 2022 i cili u hap me një letër përshëndetëse të Giorgia Melonit, e pak para se të jetë Kryeministre.

E po ndryshe dhe nga biseda telematike që mes Romës e Tiranës zhvilluan Partia Demokratike e vetë Sali Berisha me kreun aktual të Forza Italia Tajani në shtator të 2022 me rekomandimet e vetë Silvio Berlusconit ende në jetë në atë kohë.
E vijoi me letrën e Melonit dërguar Berishës pas fitores së të djathtês në Itali.

E këto fakte shërbejnë për të dokumentuar historinë.

Asnjë demokrat nuk ndjehet i plotësuar e as i orientuar kur në euroantlantizmin e rrugëtimin europian të Partisë mungon zyrtarisht e djathta italiane.

E kjo vlen për cdo brinjë e krahë antitramistë demokratësh.

Informacionet e fundit që mediat italiane përcjellin mes Lotitos e Shqipërisë janë kërkesa e vêllait të Ramës për të blerë Salernitanën si Drejtor i Klubit të Partizanit. Ofrohej 16 milionë euro.

Lajmi i fundit vjen nga media e Enrico Mentanës i cili zbardh se Lotito po shtynte që Presidenti i Hellas Veronës të bëhej Konsull Nderi në Vlorë.
“Afera klubesh e politika janë përzierë”, shkruan kjo media.

Ka dhe hamendësime të tjera që flasin mbi interesa kompanish që janë hapur në Tiranë.

Ia lemë kohës t’i zbardh por derisa të jenë në respektim të ligjit e transparencës benefiti i besimit të rrugëtojë dhe politikën.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply