Kur shesin kaq kollaj Sali Berishën, sa mendohen me të shit ty, demokrat…?

Nga Gent STRAZIMIRI

Nuk ka një “çështje Berisha” në PD!

– Ka një ÇËSHTJE EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qëndrimi ndaj NJERIUT TË NDERSHËM, të shitur për interesa të ulta!
Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.

Nuk ka një “hall të Sali Berishës” në PD!

– Ka një HALL EKZISTENCIAL PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qendrimi ndaj DEMOKRATIT PA KOMPROMIS, të shitur për interesa të ulta!

Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj.
– Nuk ka një “siklet Sali Berisha” në PD!

Ka një SIKLET EKZISTENCIAL PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qëndrimi ndaj pro-amerikanizmit historik, të papërsëritshëm, të palëkundur, të shitur për interesa të ulta, nga njerëz që vetëm pro-amerikanizmit nuk po i kontribuojnë.
Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

– Nuk ka një “pengesë Sali Berisha” për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri!

Ka një PENGESË EKZISTENCIALE PËR PD DHE DEMOKRATËT:
* qëndrimi ndaj “Ardian Dvoranit kampion demokracie” dhe eshtrave të martirëve të shitura për pazare të ulta.

Sali Berisha “minues demokracie” ështe thjesht ilistrim i saj!
Sali Berisha, nëse do kishte një “hall” a “siklet”, do ishte fshehur si të gjithë ata “memecë” që u bëjnë bisht kamerave, gazetarëve, madje edhe demokratëve e, që recitojnë vetëm tekstin që u vjen me whatsapp…

Sali Berisha, si çdo njeri i ndershëm, demokrat i palëkundur, pro-amerikani “par excelence”, ka zgjedhur “amerikanisht” përballjen në rrugë gjyqësore, jo fshehjen e as retorikën politike…

ÇËSHTJA EKZISTENCIALE e PD është BETEJA JOTE, DEMOKRAT I PALËKUNDUR, NJERI I NDERSHËM, ANTI-KOMUNIST, PRO-AMERIKAN që në gen!
Sali Berisha është thjesht ilustrim i saj!

Kur guxojnë të shesin Sali Berishën, sa sekonda mendohen me të shit ty?
KAQ!

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …

Leave a Reply