Pyetje për “supermjekët” e servilët që argumentojnë të mirat e koncensionit

Nga Erion DASHO

Meqenëse boratët kanë angazhuar, nga njëra anë, një tufë “ekspertësh” dhe, nga tjetra, një tufë servilësh për të argumentuar të mirat e koncesionit të sterilizimit, kam si fillim nga dy pyetje për secilën nga këto kategori.

Për kompetentët:

  1. Cilët janë ata që kanë llogaritur uljen e ditëqëndrimeve në spital si rezultat i koncesionit dhe a kanë marrë parasysh efektin e COVID-it gjatë viteve 2020 dhe 2021, kur në të gjithë botën pati ulje të numrit të rasteve dhe po ashtu të ditëqëndrimeve, me qëllim uljen e rrezikut të ekspozimit ndaj COVID-it?
  2. Cilët janë ata që kanë raportuar “tragjedinë” me infeksionet spitalore në “epokën” e para Boratit dhe Beqes së vet? Ku i kanë gjetur të dhënat, kur gjithë komisionet e akreditimit të Ministrisë së Shëndetësisë raportonin në publikime zyrtare se situata e infeksioneve spitalore ishte brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarë?

Për servilët:

  1. Cilët janë ata supermjekë që paskan operuar me klemin me një dhëmb dhe me gërshërët me një krah? A mund të iluminojnë audiencat ndërkombëtare të kolegëve për teknikat e papara apo të padëgjuara operatore, apo për aftësitë e tyre të veçanta që i kanë mundësuar të përdorin këto vegla?
  2. Cilët janë ata kirurgë që paskan përdorur vegla të ndryshkura dhe a ka drejtorë që i kanë çuar këta kirurgë “kriminelë” për ndjekje penale? Nëse jo, përse Beqja i Boratit nuk i çoi direkt në burg drejtorët që toleruan një situatë të tillë?

Pasi boratët t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, atëherë edhe mjekët dhe qytetarët shqiptarë do të dëgjojnë me ëndje përrallat e Boratit me vegla të ndryshkura, gërshërë me një krah dhe supermenë dymetroshë që shpëtuan mijëra shqiptarë nga vdekja e llahtarshme që i paska pritur nën tehet e kirurgëve “kriminelë”…

About Redaksia

Check Also

Edvin Rama si Bashar al-Assad!

Nga Bujar LESKAJ Në 9 dhjetor të vitit 2003, në OKB, 100 shtete, mes tyre …

Leave a Reply