Nga Belind KËLLIÇI
KAMERAT E PARKUT TË BUTRINTIT SI RADARËT E USHTRISË QË NATËN RRININ FIKUR E DITËN NDEZUR, KURSE NË PARK ATO S’PUNOJNË FARE, E JO SOT, POR PREJ KOHËSH.
Pas denoncimeve të shumta dhe verifikimeve gjithë këto ditë, rezulton se është e domosdoshme të flasim për veprimtarinë e Parkut të Butrintit, madje të bëhet dhe hetimi dhe inspektimi i paisjeve të biletarisë, inspektimi i aktivitetit dhe fondeve që shkojnë në këtë park.
Por nëse Margariti pretendon ndryshe, atëherë t’i përgjigjet publikisht pyetjeve:
– Prej sa kohësh nuk punojnë kamerat e parkut të Butrintit?
– Si monitorohet sistemi i biletarisë?
– Cilat janë paisjet që përdoren për aktivitetin e përditshëm?
– Cilët janë elementet e sigurisë të biletave dhe kontrollit të tyre?
– A punon sistemi i kalueseve dhe a vërteton ai vlefshmërinë e biletës në momentin e hyrjes?
– A raportohet elektronikisht nëpërmjet barkodit të biletës numri?
– Si përcaktohen dhe vërtetohen biletat me çmim 0?
– Si vërtetoni një biletë për invalidë, për studentë apo nxënës nën moshë?
– A keni të afishuar për të huaj dhe shqiptarë në Parkun e Butrintit që e Diela e fundit është pa pagesë?
– A e keni mbulimin me kamera në gjithë parkun për çdo eventualitet dhe a monitorini gjithë hapësirën?
– Si ruhet muzeu dhe a janë elementet e sigurisë të çertifikuar nëse ka?
– A ka raste ku një vepër është dëmtuar apo thyer dhe a është raportuar ose të jenë marrë masa?
– A keni kapur biletashitës në vjedhje dhe a i keni marrë masat sic i ka kodi punës dhe proçedura penale përkatëse?
– A keni marrë denoncime për këto shkelje dhe më parë, e si keni vepruar?
Pyetje këto që presin përgjigje zyrtarisht nga Ministrja Margariti.
Pas asamblit të këngës dhe valles sot, kuptohet.