Nga Sali BERISHA
Sot në Asamblenë e Partisë së Krimit, Edi Rama shpërtheu me dënesë maja të krenarisë për njëmijë e një vjedhjet e tij dhe ekipit të tij.
Krenari se ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.
Krenari për organizatën kriminale që drejton.
Krenari për vjedhjet e shekullit të djegësave dhe Inceneratorëve dhe Sterilizimit, e një mijë e një vjedhje të tjera.
Krenari për zëvendeskryeministrin në arrati.
Krenari për vjedhjen e trojeve të bregdetit me mafien e tij qeveritare të drogës.
Krenari për pasurinë e tij, familjes, sojit dhe qeveritarëve të tij.
Krenari për ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike me çmime 10 herë më të larta se sa BE dhe se në 10 vite ka shpenzuar së paku 7 miliard euro dhe ka ndërtuar pothuaj hiçin.
Krenari për majat e krimit që ka kapur.
Krenari për narkoshtetin e parë dhe të vetëm që ka ndërtuar në Europë.
Krenari se ngjiti shqipen gjuhë e dytë në botë me telefonat e kriptuar të bandave dhe krimit.
Krenari se shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar në rajon, Europë dhe në botë.
Krenare se ka emëruar në krye të rendit personin më të besuar të bandave dhe krimit shqiptar, Taulant Ballën.
Krenari për asgjesimin e zgjedhjeve të lira.
Krenari për zbrazjen e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga vendi më shumë se ukrainasit në luftë!
Krenari se solli shqiptarët në njerëzit me rrogat më të ulta nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon.
Krenari se mbajti 10 vite Shqipërinë jashtë BE.
Krenar se korruptoi dhe përdori kundër opozitës McGonigal.
Krenar se zëvendesoi Xhaçkën e Mafies me Maznikun e ndragetës. Krifcën e Ipardit me Denaj e kontrabandës.
Krenari se mbështeti Ballkanin e Hapur dhe çdo projekt rus ne rajon.
Krenari se me karakterin e tij u shndërruan në sherrin e rajonit.
Krenari, dhe turp! Turp dhe krenari! #sb