Berisha: Fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave kalon 1 miliardë në 30 vite!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave kalon 1 miliardë në 30 vite. Berisha tha se, SKAP-i i partisë e amniston, qytetarët e Tiranës jo!
“I amnistuari i SKAP-it të partisë, Erion Veliaj në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë, gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe i askujt tjetër, e qeverisë pra, dhe jo e bashkisë.
Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky hajdut delinkuent, që nuk ka kufij në vjedhjet e tij, vendos që sasinë tavan ndën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërrmarrjes së Erion Veliajt ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.
Për ta patur të qartë ata që na ndjekin. Në rast se në një vit të dhënë, mbetjet e Tiranës që depozitoheshin gjatë atij viti ishin 550 mijë ton, apo 600 mijë ton, atëherë qeveria duhet të financonte konçensionarin edhe për 100 tonët që mungonin në ditë, kjo nuk i mjaftonte Erion Veliajt.
Ky mbledh Këshillin Bashkiak dhe vendos në mënyrë absolutisht antiligjore, vetëm për të vjedhur, që ky tavan mos të jetë 700 por të jetë 800, duke dëmtuar çdo ditë.
Shuma e dëmit ditor për 30 vite shkon në 19.6 euro. Kështu që krimi është i shëmtuar, ky është një hajdut i shpërfytyruar. Është në turpin ekstrem të atyre që guxuan të amnistojnë një hajdut të tillë.
A mundet të nxirret mbi ligjin ky hajdut që nuk njeh ligj e as moral. E çon në 800 ton, në një kohë kur studimi i fizibilitetit i dorëzuar nga pronarët në letra Zoto dhe Mërtiri, kishte nxjerrë shifrën 700 ton. E kuptoni ju se ju?
Mirëpo, kjo lëvizje nga 700 në 800 ton, kjo do të thotë një faturë jo më 450 milionë euro, vetëm me mbetjet e bashkisë kjo shkon në 470 milionë euro. Të marrin parasysh pastaj mbetjet e biznesit. Pra, në këtë mënyrë fitimi i Erion Veliajt dhe klanit të plehrave të djegësit Veliaj kalon edhe mbi 1 miliardë në 30 vite.
SPAK-i i partisë e ka amnistuar Erion Veliajn, qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë. Qytetarët e Tiranës do ta kapin prej zverku, dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin, aty ku e meriton vendin.
Prandaj edhe i them, shko vetë më mirë se nuk ka forcë në botë që të amniston me këtë krim të shëmtuar që ke kryer”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply