Nga Ilir LEVONJA
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lulzim Basha është kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike. I kanë mbetur vetëm 9 veta nga mbrapa, ose 9 deputetë dhe aq. Megjithatë ai është kryetari i një force politike (gjithmonë sipas siglës) prej 54 deputetësh.
Kjo sipas kryetares së pushtetit. Sikur minimalja të ndodhte nga kryetarja apo Kuvendi, më e pakta procedurë, por nuk ndodh. Ka vetëm një deklaratë të thatë. Ky është. Nuk u kërkua as për procedurë që të mbahej ndonjë mbledhje, apo të kërkohej dorëheqja e atij që po e luan këtë rol deri këto momente etj., por menjëherë ky Luli është kryetari i grupit parlamentar i juaji.
Ka 9 deputetë dhe e di që ju keni edhe 45 të tjerë, por ky është kryetari. Këtë duam, këtë do njohim. Tani vetëm të jesh idiot dhe të mos e kuptosh se, e kujt është opozita e Lulzim Bashës? Eshtë e shqiptarëve opozitarë, apo vegël e pushtetit?
Megjithatë nëse kanë mbetur aty pesë burra të mençur duhet urgjentisht t’i japin drejtim opozitës reale. Ose asaj shumice që mirë pushteti po shkatërron, por edhe kryeneçësia brenda sojit. Opozitën nuk e bën aspak një sigël me flokë të shkurtër apo me flokë të gjatë. Assesi! Lulzim Basha është faqja e zezë e stanjacionit dhe nuk ia vlen më për asgjë.
Pasi është totalisht një aset a monopol qeveritar. Akoma nuk është tharë vula, madje edhe komisionet zgjedhore e njohin atë si kryetar. E njihnin edhe kur nuk ekzistonte, kur nuk ishte në parlament pasi kishte periudhën e vegjetimit. Opozita vetë u shkërdhye me shkopinj gome qeverie, me gaz lotsjellës etj. Luli vegjetonte. Dhe kur shfaqej, dilte në ca video bizarre bash me pushtetarët.