Shkaqet e krizës në Niger: midis brishtësisë strukturore dhe paqëndrueshmërisë rajonale

Junta ushtarake që ka marrë pushtetin në Niger me një grusht shteti 26 korrikun e kaluar vazhdon të dërgojë sinjale kundrështuese bashkëbiseduesve të saj të huaj. Më 13 gusht gjenerali Abdourahmane Tchiani, në krye të të vetëquajturit “Këshill Kombëtar për Ruajtjen e Atdheut” që qeveris vendin, ka referuar se është i gatshëm ta zgjidhë krizën nëpërmjet kanaleve diplomatike. Vetëm në ditët në vazhdim, puçistët kanë njoftuar se do ta procesonin presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum, i mbyllur në arrest shtëpijak në kushte gjithnjë e më ndëshkuese, për tradhëti të lartë. Pavarësisht hijeve që akoma rëndojnë mbi ngjarjen është megjithatë e mundur të kuptohen shkaqet e krizës nigerine dhe të formulohen hipoteza të arësyeshme për elementë ende jo të qartë, duke filluar nga masa e përfshirjes si nga ana e qeverisë ruse, ashtu edhe nga Grupi Wagner.

Brishtësi dhe reurse

Paraësgjithash Nigeri është një vend jashtëzakonisht i brishtë në profilin mjedisor. Vetëm 14% e territorit të tij është i punueshëm, në rajonin jugor të vendit ku përqëndrohet prania njerëzore, por goditet nga thatësira gjithnjë e më të shpeshta, të alternuara me përmbytje që gërryejnë truallin. Temperaturat mestarae, që e bëjnë tashmë një prej vendeve më të nxehëta të botës, po rriten më me shpejtësi se në pjesën tjetër të globit, duke i rënduar problemet e kultivuese dhe të rritësve. Pasojat pasqyrohen në planin social: 4.4 milion nigerinë vuajnë nga pasiguria ushqimore e rëndë, rreth 1/5 e popullsisë, sipas të dhënave të fundit të World Food Program.

Një problem i bërë akoma më i vështirë nga fakti që Nigeri është vendi i parë në botë si për nga përqindja e rritjes së popullsisë, mbi 3% në vit, ashtu edhe prej koeficentit të lindshmërisë, me një mesatare prej 7 fëmijësh për 1 grua dhe rreth 60% e popullsisë ka më pak se 18 vjeç. Por nuk është sfida e vetme socioekonomike: 8 nigerinë nga 10 të tillë jetojnë jashtë qendrave urbane, 4 në 10 në kushtet e një varfërie ekstreme dhe më pak se 1/3 e popullsisë është e alfabetizuar.

Nigeri është edhe një prej vendeve më të varfër dhe më të zhytur në borxhe të botës. Ekonomia e Nigerit, nga ku 1/3 zhvillohet në nivel informal, është e polarizuar midis eksporteve të produkteve bujqësore dhe të kafshëve shtëpijake nga njëra anë dhe atyre të uraniumit, i të cilit vendi është prodhues historik, e i arit nga ana tjetër. Minerali radioaktiv, më i pastri i të gjithë Afrikës, nxirret qysh nga viti 1971 dhe eksportet nigerine shkojnë në 5% të nevojave botërore. Ka një minierë të vetme ende operuese, gjendet në Somair dhe vihet në veprim nga ORANO, shtetërore me pjesëmarrje franceze, koncensioni i si cilës nga ana e shtetit nigerin është rinovuar deri në vitin 2040 pikërisht nga qeveria e presidentit të rrëzuar Bazoum, majin e kaluar.

Megjithatë çmimet e uraniumit mbahen qëndrueshmërisht të ulëta në dekadën e fundit dhe sot është ari eksporti i pari nigerin për nga vlera, e barabartë me 2.7 miliard dollarë në vitin 2022, 53% e totalit. Edhe në këtë rast ekziston vetëm një minierë në shkallë industriale, ajo e Samira Hill, por në ndryshim nga lënda bërthamore metali i verdhë nxirret edhe në mënyrë artizanale në shkallë të vogël. Në vitin 2022 janë nxjerrë 34.5 tonelata, sipas World Gold Council, duke e bërë vendin eksportuesin e 27 botëror. Është domethënëse të vërehet sesi 99% e arit nigerin, sipas OEC, është i destinuar për në Dubai: metropoli emiratas është nyja kryesore për eksportet e arta afrikane, por prej të cilave një pjesë e rëndësishme trafikohet ilegalisht, siç dokumentohet për shembull nga “The Sentry” në vitin 2021. Së fundi, ndihmat e huaja përbëjnë rreth 45% të buxhetit vjetor të qeverisë nigerine.

Mbi të ardhmen e ekonomisë vendore rëndojnë të panjohurat e pasojave të grushtit të shtetit: ECOWAS, komuniteti ekonomik i shteteve të Afrikës Perëndimore, i ka vendosur sanksione ekonomike të rrepta Nigerit, përfshi shkurtimin me furnizimin elektrik nga Nigeria, që plotësonte 70% të nevojës së brendshme. Bashkimi Europian dhe disa anëtarë të tij, midis të cilëve Franca dhe Gjermania, ashtu si Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja i kanë pezulluar pjesërisht apo tërësisht, çdo formë ndihme ekonomike. Junta puçiste rrezikon kështu sot të përmbysë progreset që qenë regjistruar në aspektin ekonomik nën presidencën Bazoum: në fillim të vitit 2023 parashikimet qenë për një përqindje rritjeje ekonomike prej 7% dhe të një koeficenti inflacioni prej 4%, ndër më të ulëtit e rajonit; është e rëndësishme të vërehet se kryeministri i ri i zgjedhur nga radhët e ushtarakëve, Ali Mahaman Lamine Zeine, është një ekonomist.

Paqëndrueshëri endemike

Edhe sistemi politik nigerin ka një histori të gjatë paqëndrueshmërie mbi shpatulla. Nga pavarësia e tij prej Francës në vitin 1960, janë verifikuar 5 grushte shteti të përfunduara, përfshi të fundin, plus tentativa të ndryshme jo të përfunduara suksesshëm, i fundit i të cilëve gjithmonë në dëm të Bazoum të sapoulur, në vitin 2021, dhe i shkarkuar për ironi të fatit prej Gardës Presidenciale të udhëhequr nga gjenerali Tchiani. Vendit i është dashur të përballojë dy rebelime të tjera të tuaregëve, pakicë etnike në vend, të përfunduara me marrëveshje paqeje në vitet 1995 e në 2009. Megjithatë, sot kërcënimi kryesor i sigurisë përfaqësohet nga rebelimi xhihadist, që duke filluar nga viti 2015 është derdhur nga kufijtë jugorë si me Nigerinë, ashtu edhe me Malin e Burkina Fason.

Fenomeni është intensifikuar në vitin 2021, në koincidencë me fillimin e mandatit të Bazoum, duke shkaktuar në rritje vertikale të numrit të viktimave dhe duke e shtyrë vitin e ardhshëm qeverinë nigerine të sondojë mundësinë e uljesnë bisedime paqeje me xhihadistët. Midis viteve 2022 dhe 2023 kjo strategji, që peshkonte pikërisht nga përvoja e akumuluar në dhënien fund të rebelimeve tuareg, bashkuar me një efikasitet më të lartë të operacioneve të forcave të armatosura nigerine të mbështetura nga francezët, siç ka evidentua ACLED, dukej se i kishte dhënë frutet e saj duke çuar në një reduktim të dhunave, megjithëse mbesnin çështje të pazgjidhura si riintegrimi i rebelëve në shoqëri. Një zhvillim në kundërtendencë respektivisht fqinjëve, me Malin dhe Burkina Fason që kanë parë gjithësesi t’u dyfishohen të vdekurit e shkaktuar nga konfliktet me forcat e armatosura islamiste.

Megjithatë, në Niger është verifikuar në fakt një rritje e banditizmit: si në kufirin jugor me Nigerinë, ku bandat përbëhen kryesisht nga kriminel lokale që godasin nga njëra anë tek tjetra e kufirit, ashtu edhe në rajonet veriore, ku në fakt kërcënimi përbëhet sidomos nga milicë çadianë, të mirëarmatosur dhe të mirëpajisur, të mibjetuar nga shërbimi në Libi së mercenarë dhe të bërë të papunë pas marrëveshjeve midis Tripolit dhe Tobrukut në vitin 2020. Banditët çadianë godasin minierat e arit, karvanet e tregëtarëve dhe karvanet e migrantëve që kalojnë shkretëtirën dhe trafikojnë ushtritë e bollshme libiane drejt vendeve të Afrikës Perëndimore.

Shkaqet e grushtit të shtetit

Problemet e vendit janë reale, edhe në profilin ushtarak, siç e demonstron vdekja e 17 ushtarëve nigerinë të ndodhur në një pritë xhihadiste më 16 gusht, megjithatë në dritën e rezultateve, edhe pse të pjesshme, të siguruara nga qeveria Bazoum duket pretekstuoze motivet me të cilat Tchani ka justifikuar grushtin e shtetit të tij, duke e akuzuar presidenti me një “përkeqësim të vazhdueshëm të situatës së sigurisë” dhe një “qeverisje të keqe ekonomike dhe sociale”.

Për të shpjeguar shkaqet e grushtit të shtetit duhet të mbahen në konsideratë faktorë të mëtejshëm: Bazoum i përket pakicës arabe të vendit, ndërsa Tchani është i etnisë hausa, të cilës i përket mbi gjysma e popullsisë nigerine. Vëzhgues të tjerë e kanë përcjellë krizën në motivacione personale: Bazoum ka shkarkuar drejtues të ndryshlm civilë dhe ushtarakë me ngjitjen e tij në pushtet dhe Tchani ka vënë në veprim grushtin e shtetit të tij si aksion parandalues për një shkarkim të mundshëm të tij. Së fundi, është me siguri e rëndësishme se edhe në Niger janë kryer fushata dizinformimi në rrjet dhe në media sociale prej dorës së kompanive që të çojnë tek Grupi Wagner, siç ka zbuluar African Center for Strategic Studies, që u kanë dhënë zjarr ndjenjave proruse dhe antifranceze mjaft të qarta në manifestime propuçiste që kanë ndodhur në vend: faktikisht presidenti Bazoum ishte një mik i Parisit.

Për Perëndimin, e alarmuar nga perspektiva e humbjes së mbështetjes së shtetit të radhës sahelian në favor të Moskës, del tani problemi sesi të riparohet dëmi. Franca, të cilën junta e ka ftuar që të tërheqë 1500 ushtarët e pranishëm në funksion antixhihadist, duket më e vendosur të mbështesë aksionin ushtarak eventual e kërcënuar nga shtetet që sot aderojnë në ECOWAS për t’i dhënë fund puçit ushtarak. Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera europiane, midis të cilave Italia, e përjashtojnë në fakt se duan të impenjohen në një konflikt të armatosur dhe kështu që mund të vijnë eventualisht në marrëveshje me regjimin e ri të Niamey.

Mbizotëron  sot mbi ngjarjen edhe e panjohura sesi do të evoluojë influenca rise në Afrikë pas vdekjes së themeluesit të Grupit Wagner, Evgenij Prigozhin, në incidentin ajror të 23 gushtit, i atribuar një atentati të dëshiruar nga Putini si hakmarrje për rebelimin e ndërprerë të dy muajve më parë. Do të vazhdojë të jetë pyetja sesi trupat e huaja nga ana e regjimeve ushtarake afrikane, por për ta plotësuar do të jetë gjithnjë e më komplekse për rusët: nëse nga njëra anë duhet të durojë prania e mercenarëve të Wagner, ka mundësi që mund të verifikohet një fragmentim midis zëvendësve të ndryshëm që do t’i bënte më pak efikasë. Nga ana tjetër nëse Moska do t’i merrte direkt në dorë operacionet afrikane, megjithëse duke përdorur eventualisht ndonjë kompani tjetër ushtarake fasadë, për juntat lokale do të thoshte të rreshtoheshin edhe më eksplicisht me Kremlinin, lëvizje që jo të gjithë gjeneralisimët mund ta kryenin me vetëdije.

Përveçse se i duhet të përballen me rreziqe përgjatë rrugës, migrantët që kalojnë Nigerin kthehen me mijëra në kufijtë me Algjerinë e Libinë dhe rrezikojnë të vdesin nga uria dhe etja në shkretërirë. Në tetorin e vitit 2022 në vend janë të pranishëm rreth 280000 refugjatë dhe kërkues azili. (©UNICEF)

Çështja e fluksit të migrantëve

Por ka një mësim të dobishëm që Perëndimi mund të nxjerrë nga kriza nigerine dhe kjo ka të bëjë me trafikun e migrantëve, për të cilën vendi afrikan përfaqëson një prej nyjeve kryesore drejt Europës. Në vitin 2015 Bashkimi Europian, i zënë me ardhjen e mbi 1 milion migrantëve, krijoi Fondin Fiduçiar të Emergjencës për Afrikësn që të financonte iniciativa të prirura për kundërshtimin e fenomenit. Prapa premtimit se mund të shfrytëzojë pjesë të këtyre fondeve, Nigeri miratoi ligjin 2015-36, që nxirrte faktikisht jashtëligjit transportin klandestin të migrantëve nëpërmjet territorit të tij.

Pas kulmit të vitin 2016, kur 330000 migrantë përshkuan territorin nigerin, u verifikua një rënie efektive drastike e flukseve, me arrestime dhe konfiskime të shumta mjetesh. Megjithatë, fondet që do të duhej t’u lejonin ish trafikantëve të fillonin aktivitete ekonomike ligjore për t’u mbajtur kanë rezultuar të pamjaftueshme apo të keqmenaxhuara dhe trafiku i migrantëve është kthyer vitin e kaluar, siç e certifikojnë të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrimet, në nivelet e vitit 2022. Situata aktuale është keqësuar më tej pasi sot trafikantët, për të shmangur arrestimet, rrahin pista dytësore më të rrezikshme.

Një dështim që Bashkimit Europian i ka kushtuar shtrenjtë: midis viteve 2015 dhe 2022, faktikisht ka financuar 19 projekte në Niger për një total prej 687 milion eurosh, pjesa më domethënëse është shpenzuar për politika të përqëndruara për politika të përqëndruara thuajse ekskluizivisht për kontrollin e kufijve dhe zbatimin e ligjit. Në thelb, korrikun e kaluar Programi Ushqimor Botëror ka denoncuar se për shkak të mungesës së fondeve ka mundur të asistojë vetëm 6.2 milion persona në Afrikën Perëndimore në vend të 11.6 milionëve që kishin nevojë.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Roli i Elon Musk në fitoren e Trump

Menjëherë pasi republikani Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mëngjes, presidenti …

Leave a Reply