Batoni: SPAK do të trondisë Bashkinë për aferën e inceneratorëve

Analisti Baton Haxhiu ka paralajmëruar tronditje të Bashkisë së Tiranës në javët e ardhshme nga SPAK për shkak të hetimeve për aferën korruptive të inceneratorit. Baton Haxhiu tha në “Opinion” se kjo është edhe arsyeja pse kryeministri Edi Rama vendosi ta shkëpusë Maznikun nga Erion Veliaj dhe grupi i tij, dhe ta futë në qeveri.

Baton Haxhiu: Për ata që nuk dinë për Maznikun, Mazniku nuk është njeri politik, por njohjen e njerëzve, databazës, mënyrën si funksionon në PS ndoshta është më meritori nëse ka koordinim me bashkitë. Mazniku edhe për një arsye është hequr, për arsye sepse Bashkia e Tiranës do të tronditet ndoshta me grupin e njerëzve në javët e ardhshme për shkak të inceneratorit të Tiranës dhe shkëputja e Maznikut nga ai grup ndoshta është më e mira.

Blendi Fevziu: Pse do të ketë probleme inceneratori me Bashkinë e Tiranës?

Baton Haxhiu: Unë besoj që një grup i tyre do të ketë shumë probleme, shumë probleme. Tërheqja e Maznikut në qeveri ndoshta është një sinjal që ky do të jetë njeriu që do të bartë një peshë në qeveri dhe do ta heqë nga Erion Veliaj ose nga grupi që ka udhëhequr me Bashkinë e Tiranës i cili ndoshta do të jetë një figurë teknike dhe socio-politike në të ardhmen.

About Redaksia

Check Also

Pensionistët në protestë para Kryeministrisë: Të rriten pensionet, bonusi është mashtrim dhe djallëzi!

Djetëra pensionistë kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë. Një prej …

Leave a Reply