Edi Rama, Haxhi Qamili i shekullit 21

Nga Redin HAFIZI

Haxhi Qamili ka vdekur, është ekzekutuar. Shumë e kanë në shpirt dhe e përdorin si mënyrë qeverrisëse. Edi Rama me brekushe apo jo është mënyra qeverrisëse e idhullit të tij Haxhi Qamili.

Nuk janë të varfër Shqiptarët, por të vjedhur në shekuj. Unë jam ndoshta emigranti që kam premtuar sinqerisht se Shqipëria do të jetë aahtu siç na kanë thënë të parët. Ajo është, ne vetëm nuk e shohim. Nuk e shohim pasi Shqiptarët vidhen çdo ditë.

Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, anës vatrës, anës punës, pranë Vlorës, poshtë gunës. Më pëlqen guna. Është mbrojtja më e bukur për gjithçka. Ndërkohë që kur shteti nuk funksionon apo lëviz si diçka e vjetër, që ka 100 e kusur vjetë që drejton, atëherë përdor gunën. Duhet të kemi llogore përballë dhunës dhe unë kam librin, kur Haxhi Qamilët drejtojnë qeverritë në botë. Zëra ujqish vijnë në mënyrë normale për të thjeshtët dhe në mënyrë triunfale për frikacakatët. Nuk ka ujk që tremb.

Dhe një zë më vjen nga deti, kur çdo gjë është ndihmë nga shteti. Në Shqipëri po zhvillohet një sistem i dështuar ekonomik. Kushdo kërkon ndihmë dhe shteti e inkurajon një gjë të tillë. A janë të lumtur? Jo, kurrë.

Kur zemërimi lebetitet, dashuria lemeriset, forca e njeriut gatitet që të shohë dikë përpëlitet. Sot që të përpëlitej ishte Edi Rama. Një komplet mashtrues dhe maskara sipas bashkëpunëtorëve të tij në Asamblenë e Përgjithëshme, por ai ishte i detyruar ta bënte atë lëvizje. Të tjerët nuk mund të lëvizin as gishtin apo të thonë një fjalë. Pra sërish Edi Rama u tregua si një Haxhi Qamil i shekullit 21 dhe turizmi është thjesht ngjyrat që ai i përdor pasi është një artist edhe pse dështak. Pra turizmi. Ju keni krijuar ndarjen. Vetëm komunistët mund ta bënin këtë. Pra ndarja mes kombit, tokës dhe shtetit. Vetëm socialistët duan që Shqiptarët të mos ekzistojnë, por duan tokën, pronën që ata kurrë nuk e kanë njohur për Shqiptarët.

Turizmi është llokma që paguhet tek kushdo për mbështetje në zgjedhje.

Se ç’e shempnë derbederët, mashtruesat për qeverrilerët. Se ç’e shtypnë Zamirxhinjtë, dhe e shtrydhnë Manexhinjtë. E vodhën dhe e vranë, e shkretuan anembanë nën thundrën e përdhunës anës Vlorës, pranë gunës. Ndërkohë nuk dua që guna ime prej vlonjati të ketë erën e Maznikut që e ha një copë mish 7000 US Dollarë. Kjo është erë e pistë. Era korrupsion dhe sot ky maskara vjen si pjesë e qeverrisë. Ky zagar i Zamir Manes vjedh paratë e qytetarëve dhe tashmë bëhet anëtar i qeverrisë, pasi nëse je kundër qytetarëve, patjetër që je me qeverrinë dhe kundër qytetarëve. Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur.

About Redaksia

Check Also

Rama-Dumani – kampioni i anti-korrupsionit nuk prek kampionët e korrupsionit

Nga Basir ÇOLLAKU Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka sanksionuar Altin Dumanin, kreun e Strukturës së …

Leave a Reply