Katër vilat e Lulzim Bashës dhe konfirmimi nga SPAK

Ndërsa demokratët kanë njohur gjatë këtyre 10 viteve të qëndrimit në opozitë një persekutim politik, i vetmi që ka bërë biznes dhe ka dalë fitues nga të qenit në opozitë është Lulzim Basha.

 Ai numëron të paktën katër vila dhe prona të shumëfishuara nga të bërit biznes me Ramën në këto vite të demokratëve në opozitë ku interesat e tyre u shitën në funksion të biznesit të Bashës me Ramën.

Vilat e Lulit

Historia e 4 vilave për të cilat akuzohej se posedonte familja e Lulzim Bashës dhe bashkëshortes, u bë një mjet politik gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në atë kohë kryetari i bashkisë Erion Veliaj e akuzoi ish-kryetarin e PD-së se nëpërmjet kunatit të tij Erion Isufi ai ishte pronar i 4 vila në resortin luksoz Long Hills në Gjirin e Lalzit.
Për këtë akuzë “kunati” hapi gjyq “për shpifje” kundër Erion Veliajt, i cili është mbyllur sot me fitoren e kryebashkiakut të Tiranës.

Kështu Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të hedhë poshtë akuzat për shpifje të Erion Isufit për Erion Veliajn.

GjPA, njofton se nuk arriti të provonte dot se deklaratat e një viti më parë të Veliajt, sipas të cilave Lulzim Basha zotëron 4 vila dhe kishte aplikuar në bashki për vilën e 5-të, ishin të pavërteta. Pala mbrojtëse (Erion Isufi) mësohet se nuk ka mundur dot që nëpërmjet avokatëve të tij të dërgojë në gjykatë prova, dokumente dhe dëshmi që mund të vërtetonin se ato vila luksoze i përkasin dikujt tjetër dhe jo atij dhe familjes Basha.

Pra ky vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila njësoj si SPAK hodhi poshtë pretendimet e kunatit të Bashës, në fakt, vërteton indirekt se deklaratat e Veliajt ishin të sakta dhe se vilat në fjalë ekzistojnë.
“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një kontejneri për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, denonconte Erion Veliaj gjatë takimit elektoral vitin e shkuar.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Të betohemi ta nxjerrim Shqipërinë nga kthetrat e pengmarrësve, vendas e të huaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të betohen për ta …

Leave a Reply