Një president për globalizimin

Parabola e Silvio Berlusconi fillon shumë përpara “zbritjes në fushë” të fillimviteve ‘90: ndodhia e tij politike fillon qysh në dekadat e mëparshme, ato të Berlusconi biznesmen, duke pasur parasysh lidhjet e tij me “Deep State” italian  i të cilit ai qe një anëtar me titull të plotë. Por parabola e politikës së jashtme të tij është e pandashme nga ajo e Berlusconi kryeministër dhe kreu i kompanive të qendrës së djathtë – Silvio Berlusconi nga viti 1994 në vitet 2010/2011. Le të fillojmë nga datat: të bie menjëherë në sy sesi 20 vjeçari berlusconian i mbivendoset me saktësi të habitshme 20 vjeçarit të triumfit të globalizimit neoliberist nën hijen e unipolarizmit amerikan. Qenë vitet e “Pax Americana”, një paqe e habitshme që paqe nuk qe (përkundrazi, u ushqye me të gjitha ndërhyrjet ushtarake të Uashingtonit nëpër botë) dhe qe amerikane vetëm pjesërisht, pasi përmban në vetëvete farat e rritjes kineze – me hapjen e Republikës Popullore në tregjet globale. Ishte bota e globalizimit, e hapjes ndaj tregjeve, e rritjes së tregëtisë ndërkombëtare në mungesën totale të kundrapeshave gjeopolitike ndaj Shteteve të Bashkuara.

Silvio Berlusconi qe në thelb ky, pa frikën se mos ishte reduktiv: presidenti i globalizimit. Lidhjet e tij me Shtetet e Bashkuara u bashkuan mbi raportin mes të dyja administratave më shumë globaliste: asaj “internacionaliste liberale” të Bill Clinton dhe sidomos me atë “internacionaliste neokon” të George W. Bush; shumë më të tendosura qenë raportet me administratën e Barack Obama, jo vetëm prej natyrës antiruse të kësaj të fundit (megjithëse një narrative shumë e çuditshme që e paraqet për “filoruse” administratën e Bush, atë të projektit të Mburojës Hapësinore në Europën Lindore apo të tërheqjes amerikane nga Traktati për Kufizimin e Armëve kundër Raketave Balistike), por edhe për qasjen më të vogël të treguar nga Obama kundrejt globalizimit të tregëtive dhe drejt konkurrentëve europianë të industrisë amerikane. Ja: Silvio Berlusconi është gjetur gjithmonë pak komod me botën e të ashtuquajturve “sovranistë” dhe me proteksionistët eksplicitë, qofshi ata midis aleatëve të të djathtave italiane dhe europiane apo midis demokratëve dhe republikanëve të Uashingtonit (faktikisht e ka refuzuar çdo lidhje me figurën e Donald Trump).

Presidenti globalist nuk mund të ishte më pak eksplicit antieuropeist: përtej ndonjë daljeje propagandistike kundër valutës së përbashkët europiane, Silvio Berlusconi nuk e ka vënë kurrë në diskutim pjesëmarrjen italiane ndaj projektit të përbashkët dhe e ka mbajtur të qëndrueshëm aderimin e Forza Italia në Partinë Popullore Europiane. Më shumë, Berlusconi ka shprehur dhe reflektuar mosbesimin atavik të segmentëve të mikroborgjezisë dhe të shtresave popullore italiane ndaj Parisit dhe Berlinit, dy kryeqytete të admiruara, në vendin tonë, vetëm në disa mjedise të klasës drejtuese apo të publikut të kulturuar. Pa e vënë kurrë në diskutim Bashkimin Europian, ai kërkoi ta zvogëlojë dhe ta zvogëlojë aksin Paris – Berlin. E bëri duke luajtur me spond me botën anglosaksone: qenë idiliake raportet e tij me Londrën e Tony Blair, me të cilën Berlusconi u shoqërua për të ndjekur Shtetet e Bashkuara në të mallkuarën “Luftë kundër Terrorit”, duke mobilizuar për këtë kauzë të gjithë aparazin propagandistik perëndimor që perandoria e tij mediatike mund të dispononte dhe duke aktivizuar makinën e madhe të parë të propagandës dhe të Kulturkampf luftarak të historisë bashkëkohore të vendit tonë (e para dhe jo e fundit: ky model bëri shkollë).

Vlera e vërtetë e “Presidentit të Globalizimit” mund të vlerësohet në raportet midis Silvio Berlusconi dhe gjithçkaje tjetër që qëndronte jashtë nga ai “Perëndim” që përbënte horizontin e tij moral, kulturor dhe antropologjik brenda një bote që quhej e “sheshtë”; në atë botë Perandoria Amerikane kishte triumfuar, historia kishte arritur në fund dhe komunizmi ishte vetëm një karikaturë që ai mund ta përmendte në mënyrë groteske për t’ua abtribuar opozitarëve të tij, në realitet shumë më pasideologjikë se ai. Paradoksalisht, aderimi i Berlusconi në atë botë manifestohej në çinteresimin e tij total për Azinë dhe në personalizimin ekskluziv të raporteve me krerët politikë ekstraeuropianë. Nuk i interesonin vendet, botët, strategjitë, pasi ishte vetëm një vend, një strategji e tij dhe një bota që vlente për të: Shtetet e Bashkuara. I interesonte të lidhte një raport personal me një president, përtej orientimeve. Ku kjo nuk ishte e mundur apo nuk i rezultonte interesante, thjesht injorohej: edhe në këtë, Silvio Berlusconi ishte një stëritalian, shprehje e mikroborgjezisë dhe borgjezisë së mesme nga e cila vinte. Kina ishte për të vendi ku “…në epokën e Maos nuk i hanin fëmijët, por i zienin për t’i përdorur më pas si pleh për fushat” (sic). Për shumë italianë Kina ishte, është dhe do të jetë kjo.

I ndryshëm raporti me Brazilin, tokë që në imagjinatën e tij (dhe në imagjinatën e shumë bashkëpatriotëve tanë) duket më siguruese: me presidentin brazilian Lula raportet personale gjithmonë kanë qenë pozitive. Gjithmonë në valën e personales kanë qenë ndëtuar raportet me Lindjen e Afërt. Silvio Berlusconi nuk i interesonte sigurisht kultura e asaj zone  (rectius: nuk i interesonte patjetër kultura). Se çfarë mendonte ai për islamin nuk e mbajti kurrë fshehur dhe puna diplomatike që i dha Italisë drejtimin e misionit UNIFIL në Liban, i çuar në përfundin nga qeveria që i kishte paraprirë të fundit të tij, u harrua krejtësisht. Më shumë, Silvio Berlusconi kërkoi gjithmonë një raport personal me Benjamin Netanyahu, i njohur si anëtar i vetë familjes së tij konservatore, si referim i së ëjtës familje të krerëve të personalizuar dhe refraktarë ndaj kundrapeshave institucionale, si model i oksidentalizimit të armatosur. E njëjta qasje, por asnjëherë e kurorëzuar me sukses, u kërkua me Recep Tayyip Erdogan, politikan dinak, i vetëdijshëm se raportet personale janë më të volitshme sesa ato midis shteteve, kulturave dhe aparateve. Ai që i pagoi shpenzimet e kësaj lehtësie qe Muammar Gheddafi, “mik personal” me cilin Berlusconi mbylli traktate dhe ndërtoi raporte besimi, për ta braktisur më pas ndaj agresionit të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Italisë. Në heshtjen e shurdhër të Palazzo Chigi fillonte demolimi sistematik i “fqinjit të jashtëm” tonit nga dora e armiqve dhe e “aleatëve”.

Revoltat Arabe kthenin përfundimisht faqen e sezonit të globalizmit triumfues, i goditur në themelet e tij ekonomike nga kriza e huave amerikane dhe në ato gjeopolitike nga konsakrimi, me Olimpiadën e Pekinit, të Republikës Popullore të Kinës si fuqi e madhe. Bota e Silvio Berlusconi shpërbënte përpara syve të tij aksin franko – gjerman dhe, më shumë akoma, administrata amerikane do të merrte pak kohë më pas hakmarrjet e veta. Simbolik dhe përmbledhës i raportit të Silvio Berlusconi me politikën e jashtme qe raporti jo me Federatën Ruse, por edhe një herë akoma me një lider të saj: Vladimir Vladimiroviç Putinin. Silvio Berlusconi e lexoi sezonin “ “filoperëndimor” të Moskës, të shkaktuar si nga dobësia që paso shembjen e Bashkimit Sovjetik, ashtu edhe nga dëshira e sinqertë e një pjesetë mirë të klasës drejtuese ruse për t’u futur në lojën globale, si një një sukses të tijin personaë në ndërtimin e një raporti të privilegjuar me vetë Putinin. Duke i dhënë Cezarit atë që është e Cezarit,padyshim që duhet pranuar se afërsia e Berlusconi me Putinin i ka mundësuar ish kryeministrit t’i kuptojë më mirë të tjerët, berlusconianë dhe antiberlusconianë, se cilat janë “vijat e kuqe” të Kremlinit dhe cili është pozicioni që Italisë i është dashur të marrë në përplasjen midis Perëndimit dhe Rusisë.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Masakra e betonit e Ramës në Parkun Kombëtar të Butrintit shkatërroi potencialin arkeologjik

Në një ngushticë toke që ndan Liqenin e Butrintit me Detin Jon, shtrihet një gji …

Leave a Reply