Eksodi i rinisë së Kukësit, sëmundja që do kurojmë pas 24 Shtatorit!

Emri VATA
Kandidat i PD për Bashkinë Kukës 

Prej një dekade jam i angazhuar në politikë, ku në periudha fushatash elektorale i zhveshur nga petku i zyrtarit të Policisë së Shtetit që kam mbajtur me krenari, kam kërkuar mbështetjen tuaj për kandidatët e së djathtës me besimin dhe shpresën, por edhe bindjen personale, se ata do të bënin më të mirën për Kukësin, vendlindjen tonë të dashur që na bashkon pavarësisht ku jetojmë e punojmë.

Sot para jush vij ndryshe, teksa në kuadër të zgjedhjeve lokale të 24 Shtatorit kam nisur edhe një tur takimesh me qytetarët në mbarë Kukësin për t’u njohur nga afër me problemet e tyre dhe për të ngritur një grup pune që do të kenë në fokus këto halle dhe problematika e mbi të gjitha zgjidhjen e tyre.

Në këto zgjedhje vijmë në kushte jo normale për Kukësin për shkak të rrethanave që i dimë e duhet ti kalojmë më zgjuarsi e qetësi por dhe kohëve që po jetojmë kur pluralizmi është në pikëpyetje.

Përgjatë këtyre ditëve, ashtu si në fushatën e 14 Majit, me keqardhje asnjëherë më shumë se këto vite nuk e kam parë Kukësin më të braktisur nga aseti më i madh i saj, rinia, djemtë dhe vajzat e talentuara e plot botë që sot shkëlqejnë kudo e në çdo fushë.

Sot në rrugët e qytetit të Kukësit, de fakto kryeqendra e verilindjes vendit, në zonat rurale dhe në fshatrat e thellë, kam parë më pak të rinj se asnjëherë, e shkak për këtë fenomen vrastar që ka prekur mbarë Shqipërinë, është keqqeverisja dhe mungesa e vizionit për të ardhmen që i detyron këta të rinj të kërkojnë një perspektivë më të mirë jashtë vendit.

Ndjesi e trishtë, ku konstaton që në dhjetëra banesa të ndërtuara me mund e djersë në mbarë Kukësin dhe fshatrat e tij jetojnë vetëm një ose dy të moshuar.

Nuk ka pikëllim më të madh kur pamjet e të rinjve Shqiptar që hyjnë në Angli përmes gomoneve pushtojnë mediat perëndimore, e në mesin e atyre të rinjve që rrezikojnë jetën në emër të ëndrrave të tyre ka dhjetëra djem e vajza nga Kukësi, fëmijët tuaj, që në kushte normale do duhej t’a ndërtonin të ardhmen në trojet e begata të të parëve të tyre, që çdo fqinj i ka lakmuar.

Ndryshimi i këtij realiteti do jetë në fokusin tonë, dhe objektiv primar do të kemi ndihmën ndaj biznesit për hapjen e vendeve të reja të punës me paga dinjitoze, si i vetmi mjet për të penguar shpopullimin dhe rikthimin e krahut të punës në vendlindje.

Kukësi është mes 2 kryeqyteteve të Kombit, Tiranës e Prishtinës e kjo panoramë është e papranueshme, ndaj ju ftoj që së bashku në 24 Shtator të bëhemi luftëtarë besnikë të votës së lirë, për t’i rikthyer Kukësit dinjitetin përmes punës së mirë-paguar!

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply