Para disa ditësh, në Bashkinë e Kolonjës kanë “trokitur” hetues të SPAK-ut, të cilët kanë marrë dosjet e tenderëve dhe ankandeve, të punëve publike, qirave e privatizimeve, që janë bërë gjatë dy viteve nga Erion Isai si kryebashkiak.
Indicie e hetimit, ka qenë denoncimi i bërë nga një zyrtare e Bashkisë e 3 biznesmenë; shoqëruar me abuzimet konkrete, që kolluni i “Portokallisë” ka firmosur për procedurat, fondet limit, preventivët, vlerat fituese, garat e tenderëve dhe kontratat për qira e shitje trojesh publike.
Sipas informacionit, hetuesit e SPAK kanë marrë dosjet e 36 tenderëve me objekt investime kapitale, punë publike, shërbime e blerje materiale dhe të 11 ankandeve me objekt shitje e qira pronash; duke bllokuar edhe krejt dokumentacionin e periudhës shtator 2019-qershor 2021.
Vajtja e hetuesve të SPAK deri në Kolonjë, në këtë “pikë vape” të gushtit, u bë pasi kishin sinjale se pas denoncimit, kryebashkiaku Erion Isai, zyrtarët e tenderëve dhe ata që kanë pëfituar nga pazaret e pista, kishin menduar të dëmtonin provat me gjoja rënie zjarri në zyra.
Para zbarkimit në Bashki, SPAK-u bashkëveproi me specialistë të Agjencisë së Prokurimit Publik, për të verifikuar dosjet e 47 tenderëve e ankandeve, që ishin denoncuar për korrupsion.
Një prej tenderëve, të denoncuar dhe konstatuar si vjedhje e organizuar, është procedura me objekt: “Ndërtim i rrjetit shpërndarës për furnizim me ujë të 14 fshatrave të Kolonjës”; me fond limit 330 milionë, 702 mijë e 170 lekë të reja pa TVSH, ose 3 milionë Euro me TVSH.
Këtë tender, kllouni Erjon Isai ia ka dhënë firmës “AgiKons shpk” me pronar oligarkun Gentian Sulaj; firmë e cila qysh prej datës 31.03.2017, administrohet nga vëllai i tij Elvis Sulaj, bashkëshort i ish-prezantueses së “Portokallisë”, ku ka qenë i punësuar kryebashkiaku.
Hetimi për këtë tender, ka si prova për indicie këto 4 fakte:
– Është dhënë sa 99.5% e fondit limit 3.3 milionë Euro, ose 1.6 milionë lekë të reja më pak.
– Është dhënë 400 milionë lekë më tepër, se oferta më e ulët që u paraqit nga dy firmat e bashkuara “Boshnjaku-B Shpk” e “Desaret Company Shpk”.
– Tenderi është bërë vetëm me firmën fituese, mbasi 2 firmat e tjera u tërhoqën nga gara, kur zbuluan se firma “AgiKons shpk” e oligarkut Gentjan Sula, ishte paracaktuar si fituese; ndërsa kryebashkiaku ka bërë shënimin: “U tërhoqën, sepse kishin punime në tendera të tjerë”.
– Punimet për rrjetin e ujësjellësit, duhet të kishin nisur më 25.02.2021, por nuk kanë nisur akoma; ndërsa më 18 qershor 2021, në shkelje të plotë ligjit, krye-bashkiaku Erion Isai i ka paguar firmës fitese 884 milionë lekë paradhënie me Faturë Nr. 17/2021, datë 15.06.2021.
FAKT
Katër muaj pasi u bë kryetar bashkie me pagë 60 mijë lekë në muaj, Erion Isai bleu apartament 128 mijë Euro, ndërsa dy muaj pas këtij tenderi ka “blerë vilë 360 milionë lekë te “Kodra e Diellit 2”, kompleks i ndërtuar nga fituesi i tenderit, Gentjan Sula i firmës “AgiKons shpk”.
Nuk besojmë, se i ka blerë as me pagën e gruas në Bashkinë Tiranë, apo me 16 pagesa dietash në muaj për udhëtime “Tiranë-Kolonjë”; që ia paguan Bashkia, paçka se vjen pranë familjes, por i regjistron si “Shërbim pune në kryeministri”, ndërsa të tjerat t’i verifikojë SPAK…./Tomoni.al