Transferimet e mëdha në Arabinë Saudite, Ronaldo: Po më quanin të çmendur…

Nga grumbullimi me Portugalinë, Cristiano Ronaldo rikthehet për të folur sërish, duke komentuar përsëri merkaton faraonike të Ligës Pro të Arabisë Saudite, me këta të fundit që ia kanë dalë të sigurojnë shërbimet e shumë futbollistëve cilësorë nga Evropa.

“Unë e dija se do të ndodhte kështu në Arabi. E thashë troç gjashtë muaj më parë, por më morën për të çmendur…Kampionati saudit është i bukur, por ju gjykoni pa i parë ndeshjet. Është një ligë e mirë dhe e fortë. Po e shihni vetë se çfarë po ndodh me merkaton dhe afrimet.

Por, në fund të fundit po rezulton se i çmenduri nuk është kaq i çmendur. Dhe po rezulton të jetë normale të luash në Arabinë Saudite. Për mua ishte një privilegj i madh të ndryshoja kulturën e një vendi në aspektin futbollistik dhe të shihja yje të mëdhenj të shkojnë në Arabinë Saudite”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Granit Xhaka nominohet për “Top të Artë”

Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti …

Leave a Reply