Berisha: Goli i Bajramit i bekur! Tifozët kuqezi e kanë tërbuar gjithnjë Edi Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp përshëndeti kuqezinjtë në Çeki me një skuadër realisht shumë të fortë. Berisha tha se, tifozët kuqezi janë zotërit e arenës, e kanë tërbuar gjithnjë Edi Ramën.

“Nuk mund të mos e nis me një përshëndetje të zjarrtë për kuqezinjtë në Çeki me një skuadër realisht shumë të fortë. Goli i Bajramit ishte një gol fantastik i bekur i cili shpresojmë dhe të urojmë që të hapë rrugën për ekipin tonë për vendin që meriton. Është një formë shumë të veçantë dhe këtu pa diskutim ka trajneri i ri i cili e shof që është një trajner i mençur, ka studiuar shumë mirë të gjitha potencialet e ekipt dhe në udhëheqjen e tij ekipi kombëtar po jep edhe do të japë më të mirën që mundet. Së dyti gjithnji një përshëndetje të përzemërt tifozëve kuqezi ju e patë ata ishin zotërit e arenës në entuziazmin e tyre dhe ajo energji pozitive e tyre që e ka tërbuar gjithnjë Edi Ramën është një frymëzim i madh për lojtarët dhe një energji pozitive për lojtarët në fushë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Institucion apo Prostitucion?

Ylli DYLGJERI Dëgjojeni në Pod kast…po sjeni ende të velur me Ramën. Ose, dëgjojeni dhe …

Leave a Reply