Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Policia franceze diskretitoi Taulant Ballën. Berisha tha se, Kryeministria është me dendësinë më të madhe të telefonave të kriptuar.
“E dëgjuat zëdhënësin e krimit se si i mashtroi shqiptarët, policia e shtetit kontribuoi tha, por mençuria e francezëve që nuk u tregoi ku e kishin kapur dhe ky shpalli Parisin se aty e kapi policia shqiptare. Policia franceze, ekipi që merret me të kërkuarit e arrestoi në Strasburg.
Po çfarë do që të thotë Balla nuk mund të diskreditohet më shumë seç është por ne do të bëjmë dora dorës, ne do bëjmë çfarë të kemi në dorë që bisedat e tij me bandat e krimit të dalin.
Është një nga eksponentët, por nuk është i vetmi. Se ato telefonat në kryeministri kanë pasur dendësinë më të lartë. Dhe statistikat që unë ju them ju del. Kam informuar se shqipja është gjuha e dytë dhe këtë e konfirmon edhe Brukseli, se shqipja është gjuhë e dytë nga bisedat e transkriptuara.
Ju them se ndërtesa e Këshillit të Ministrave ka dendësinë më të lartë të telefonave të kriptuar në Shqipëri të cilët kanë qenë gjithsej 8 mijë dhe 7 mijë në Europë, 15 mijë telefona janë disponuar vetëm nga shqiptarët, tre katër lloje janë”, tha Berisha.