Berisha: Rama bëri ministër përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama bëri ministër përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Arbjan Maznikun. Berisha tha se, ministrja Koçiu është e regjistruar se merr lekë.

“Tani, çfarë ishte kjo asambleja? Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën bashkëautorët në krime atij. Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë.
Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju, e jo për mua. Ky ishte morali.

E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se, jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri, më thoni pak. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Njeriun që me ‘Eco Tiranën’ ka patur ortak Miljorancin e Veronës, bosin e Ndraghetës sipas autoriteteve italiane.

Çfarë është Arbjan Mazniku? Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I keni të rreshtuara i kam publikuar të gjitha këto. Është njëri nga ata që në restorantin e Nusretit, bashkë me Belindën kanë porositur dy biftekë 1 mijë dollarësh. Nuk kam qenë aty, por Arben Ahmetaj thotë se këta të dy kanë porositur nga dy biftekë.

Pra, ky erdhi dhe u bë ministër. E bënë ministër djegësit. Në vend që të shkojë, absolutisht në qeli për të gjithë aferën, ky bëhet ministër.

Po ajo tjetra, Koçiu. Ajo është e regjistruar se merr para. Vajza i thotë nënës vet se kësaj duhet ti jap para, se nuk bëhet ndryshe. Dhe skapi i ka të gjitha këto, për të mos thënë problemet e tjera. Ajo bëhet ministre e Edi Ramës.

Edi Rama ka me borxh, po shtrëngon radhë me të gjithë bashkëvjedhësit e tij, nga Bashkia e mbrapa. Sepse kanë punuar bashkë në bashki, kjo Albana Koçiu”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …

Leave a Reply