Emigrimi masiv/ Krizë edhe për bukëpjekës, furrat kërkojnë punëtorë nga India

Në Shqipëri, furrat e bukës kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore. Shoqata e Bukës Pastiçerisë dhe Brumërave përmes një postimi në Facebook, njofton se nuk ka mjaftueshëm bukëpjekës, prandaj po shohin mundësinë për të rekrutuar punëtorë nga India dhe për t’i sjellë në Shqipëri që të punojnë në furrat e bukës dhe pastiçeritë.

“Tek të gjithë ne ndihet mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht e specialistëve të bukës, pastiçerisë, dhe brumërave. Për këtë qëllim u organizua një takim paraprak informues me Kompaninë ndërkombëtare ABC HR me Seli të Korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka në objekt të saj prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjera, duke pasur një përvojë të gjatë, në shtete të ndryshme të Europës dhe Ballkanit.

Kompania ABC ka një bazë të dhënash me mbi 60000 punëtorë cilësorë të cilët janë të gatshëm të punojnë në Evropë me kontrata afatgjate. Me kërkesën tonë, më drejtuesit e Kompanisë dhe përfaqësuesit e saj në Shqipëri, u organizua një takim specifikisht për trajtimin e procedurave organizative, teknike e financiare që duhen për rekrutimin e punonjësve”, shkruan shoqata.

About Redaksia

Check Also

Kurti, 42 km për 7.9 milionë euro, Rama 43 km për 400 milionë dollarë

Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me …

Leave a Reply