Vjedhja tjetër e Veliajt, 400 mijë euro për të parashikuar tërmetet!

Kryetari i Bashksië së Tiranës, Erion Veliaj, do të parashikojë edhe tërmetet! Por si po e bën këtë?! Normalisht me para’, pasi po shpenzon një “thes” të gjithë vetëm e vetëm që të parashikojë edhe katastrofat natyrore. Tërmetet e vitit 2019, i nëntorit dhe shtatorit, duket se qenë “fitim prurës” për një mori institucionesh, kryesisht për bashkitë dhe ministrinë e rindërtimit. Qindra miliona euro janë prokuruar për rindërtime, ndërsa të tjera janë duke ardhur. Por jo gjithmonë paraja ka shkuar te shtresat në nevojë, pasi me donacionet kanë fituar edhe bashkitë, duke i bërë procedurat për të favorizuar firmat e preferuara. Dhe, Lali Eri është kampioni, pasi ishte edhe bashkia më e madhe e prekur. Ndërkohë, kur tenderët vijojnë, kryetari Veliaj ka shpenzuar para’ edhe për ta parashikuar një katastrofë të tillë. Megjithëse tërmetet nuk mund të parashikohen, as nga shkencëtarët më të mëdhenj, sërish Veliaj po bën tender.
Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNeës.al, Bashkia e Tiranës ka hapur një procedurë prokurimi me objekt “për miratimin e vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë e strategjitë për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë 2023-2030 në nivel lokal”. Fondi limit i kësaj procedure është 41.308.333 lekë, teksa synohet që të parashikohen edhe tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Natyrisht, këto para’ nuk do të shkojnë për punë konkrete, por për përgatitjen e disa letrave nga firma apo persona që qendrojnë afër Veliajt. Pra e thënë më thjështë, një qarkullim parash dhe bërja e një studimi sa efikase është pushteti lokal për të ulur kostot e një fatkeqësie. Por a nuk do të ishin më mirë që këto para të shpenzoheshin për forcime argjinature, për rregullime dhe forcime institucionesh shëndetësore, arsimore etj. Ato që janë më të prekshme dhe jo bërja e një raporti që do të na kushtojë 400 mijë euro. Duket se institucionet shtetërore kanë para’ me bollëk, aq sa bëjnë studime me shumë zero. Në fakt, këto studime i kanë bërë me kohë institucionet europiane dhe ato i janë vënë në dispozicion edhe qeverisë shqiptare. Pra, mjafton që të kopjohen dhe t’i dërgohen bashkisë. Të gjithë i dinë të metat e një apo tjetri institucion, aq më tepër që qeveria shqiptare ka krijuar edhe Emergjencat Civile. Pra, shuma e akorduar mund t’i vijë në ndihmë emergjencave, për blerje mjetesh. Por Lali Eri s’lë as një rast që ti ikë!/Boldnews

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply