Bëni gati çekun për “gjobën” e keqqeverisjes!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti ka denoncuar vjedhjet e taksave të qytetarëve të Tiranës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Teliti shkruan se, ‘të paktën 25 mijë familje bëjnë mirë të gjejnë 2.5-3 milionë lekë për të paguar çdo vit për një fëmijë, që t’i çojnë të kopsht privat, pasi Bashkia Tiranë prej 8 vitesh, paratë i bën rrush e kumbulla në tendera shpeshherë pa garë, pagesa miliona euroshe për inceneratorin fantazmë apo edhe për dieta e udhëtime luksi’.

Postimi i plotë

Keni femije te vegjel dhe doni ti coni ne kopesht publik ne Tirane?

S’ka vend per te gjithe jo, beni gati cekun per “gjoben” e keq-qeverisjes se kryeqytetit.

Te pakten 25mije familje bejne mire te gjejne 2.5-3 milione leke per te paguar cdo vit per nje femije, qe ti cojme te kopesht privat, pasi Bashkia Tirane prej 8 vitesh parate i ben rrush e kumbulla ne tendera shpeshhere pa gare, pagesa miliona euroshe per inceneratorin fantazem apo edhe per dieta e udhetime luksi.

Akoma edhe me shume alarmante eshte fakti qe ende kemi zona ne Tirane qe jo vetem nuk kane vende te disponueshme per femijet ne kopesht publik…por skane fare kopesht publik, sic eshte psh kurora e liqenit artificial.

Le te dali perdite Veliaj te mbaje fjalime boshe me punonjesit e bashkise dhe te krenohet per “arritjet imagjinare”, por askush nuk e fsheh dot deshtimin e tij ne drejtimin e Tiranes.

Tirana nuk ka nevoje per fjalime, por ka nevoje per vemendje dhe sherbime qe i pergjigjet nevojave te cdo qytetari.

Fatkeqesisht paguajme shume taksa e tarifa per kete qytet, por mbrapsht na kthehet vetem nje pjese e vogel e tyre…

Kesaj i thone me te vjedh xhepin dy here, si nga taksat e tarifat e rritura disa-fish keto 8 vite qe nuk na kthehen ne sherbime, ashtu edhe nga fatura e kripur qe shume jane te detyruar te paguajne ne sistemin privat.

About Redaksia

Check Also

Përmbytjet në Vlorë/ PD kallëzon në Prokurori institucionet vendore

Partia Demokratike dega e Vlorës ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me …

Leave a Reply