Albin Kurti përshendet fitoren e Kombëtares: Ndeshje e paharrueshme!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si një ndeshje të paharrueshme përballjen e mbrëmshme në stadiumin “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Kurti, mes tjerash, theksoi se “fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne”.

“Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj. Urime! Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024. Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne. Bravo!”, u shpreh Kurti.

Mbrëmjen e djeshme Kombëtarja shqiptare e futbollit mundi 2-0 Poloninë në “Air Albania”, për sfidën që vlente kualifikueset e Grupit E për Europianin 2024 që zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Golat u shënuan nga nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku në minutat 37 dhe 62.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply