Berisha sot në Kukës në çeljen e fushatës për zgjedhjet e 24 shtatorit

Sot në orën 17:00 çelet fushata për përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë Kukës më 24 shtator. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata shkruan se, në çeljen e fushatës do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PD, Sali Berisha.

“Të nderuar qytetarë, simpatizantë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.

Ju njoftojmë se, ditën e Hënë me datë 11.09.2023, ora 17.00 tek Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina”, do të bëhet hapja e fushatës.

Në këtë takim merr pjesë dhe kryetari Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha.

Të gjithë së bashku ti kthejmë dinjitetin Kukësit!”, shkruan Vata në një postim në faqene e tij Facebook.

About Redaksia

Check Also

Video-regjistrimet e Agasit/ Berisha: Edhe Rama është i filmuar në një video, por ai nuk turpërohet nga asgjë

Emirjona Dushi: Doktor, në parlament ju folët për videot e Ergys Agasit ku deklaruat se …

Leave a Reply