Arsyet e grushteve të shtetit në Afrikë

Në kontinent janë në zhvillim transformime të thella, i të cilave grushtet e shtetit janë një simptomë. Ish fuqitë koloniale nuk kanë më peshë, shkruan filozofi Achille Mbembe.

Marrja e pushtetit ushtarak në ish kolonitë franceze në Afrikë janë simptomë e transformimeve të thella që është kërkuar të fshihet për një kohë të gjatë, por përshpejtimi i papritur i të cilave po kap në befasi shumë vëzhgues të hutuar. Mund të theksohet se janë lëkundjet e fundit e agonisë së ngadaltë të modelit të shkolonizimit jo të realizuar. Në realitet këtë luftëra janë avancuar nga forca në pjesën më të madhe të brendshme dhe lajmërojnë fundin e pashmangshëm të një cikli të nisur pas Luftës së Dytë Botërore dhe që ka zgjatur rreth një shekull. Sigurisht, ka ende baza ushtarake franceze në Senegal, Bregun e Fildishtë, Gabon, Çad dhe Xhibuti. Frangu CFA nuk është abroguar dhe Agence Française du Développement është ende ajo e dikurshmja. Ndërkohë, qendra kulturore franceze kanë ndryshuar emër. Pavarësisht pranisë së këtyre mbeturinave të së kaluarës, Franca nuk vendos më gjithçka që ndodh në posedimet e vjetra koloniale. Pjesa më e madhe e këtyre instrumentave dhe shumë të tjera janë bërë të dalamode. Ndoshta ka ardhur momenti të çlirohemi dhe kjo të bëhet në më të mirën e mënyrave. Kështu fraktura do të shëndoshej. Të vënë përballë përgjegjësisë së tyre, afrikanët nuk do të kishin më pretekste. Shkolonizimi do të ishte i plotë dhe, mbi të gjitha, i certifikuar.

Një rol dytësor

Nga fillimi i këtij shekulli kapja e Parisit mbi ish kolonitë e tij është zbutur shumë, nganjëherë kundër vullnetit të tij. Në këtë moment historik Franca ka një rol dytësor. Jo pse do të shpronësohej nga Rusia apo nga Kina – dy dordolecë që armiqtë dhe kritikët lokalë të Parisit dijnë si t’i tundin për ta mbajtur në gjendje shahu – por sepse, në një lëvizje të pazakontë dhe të rrezikshme për veten, të cilën shumë mezi arrijnë t’i kapin shtrirjen, Afrika ka hyrë në një cikël të ri historik. I lëvizur nga forca thelbësisht lokale, kontinenti po mbyllet në vetëvete. Për ta kuptuar shtytjet e thella në themelin e kësaj kthese, luftërat shumëformëshe që e shoqërojnë dhe pasojat e saj afatgjata, duhet të ndryshojmë grilën analitike dhe duke filluar nga premisa të reja. Sidomos dihet ta marrim seriozisht perceptimin që shoqëritë afrikane kanë për historinë e tyre. Kontinenti po eksperimenton shumë transformime të menjëhershme. Janë me shtrirje të ndryshme, por prekin të gjitha nivelet e shoqërisë dhe përkthehen në prishje në format zinxhiri. Me afrimimin e sisteme politike shumëpartiake, janë kthyer në vendin e parë postet në lojë kolektive, ndërsa shfaqen forma të reja pabarazie dhe konflikti, sidomos midis gjinive dhe gjeneratave.

Lëvizje bazë

Hyrja në hapësirën publike e njerëzve të lindur në vitet ’90 dhe në fillimet e ‘2000, të rritur në kohë krizash ekonomike të paprecedent, ka qenë një ngjarje vendimtare. Ka përkuar me rizgjimin teknologjik të kontinentit, influencën më të madhe të diasporave, përshpejtimin e proceseve të krijueshmërisë artistike e kulturore, intensifikimin e lëvizshmërisë e të qarkullimit ndërkombëtar dhe kërkimin e pandalshëm të modeleve të zhvillimit alternativ të frymëzuar nga pasuria e traditave lokale. Sfidat demografike, sociokulturore, ekonomike dhe politike tashmë janë ndërthurur, siç e demonstron kontestimi i formave politiko – institucionale të shfaqura në vitet ‘90, ndryshimet e modeleve të autoritetit në familje, revolta e heshtur e grave dhe rëndimi i konflikteve gjeneracionale. Mbi këtë lëvizje të thellë është nxitur ngjitja e neosovranizmit, një version i varfër dhe i adulteruar i panafrikanizmit. Në një kontekst kaosi ideologjik, çorientimi moral dhe krize domethënëse, neosovranizmi nuk është një vizion politik koherent, por një kimerë e madhe. Për mbështetësit e saj shërben parasëgjithash të krijohet fermentim në një komunitet emotiv dhe imagjinar dhe është kjo që i jep të gjithë forcën e ngarkesën e toksicitetit të saj.

Trupat e saj janë rekrutuar kryesisht midis të rinjve afrikanë aktivë në rrjetet sociale, por edhe në serbatorin e pafundëm të diasporave. Këta djem e vajza, shpesh pak të integruar në vendet ku janë rritur dhe trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, duke i krahasuar përvojat e tyre me luftërat e mëdha të panafrikanistëve të pasluftës kundër kolonializmit dhe segregimit racial. Megjithatl, neosovranizmi nuk është e njëjta gjë. Nuk kemi nënvizuar ende mjaftueshëm sesa antikolonializmi dhe panafrikanizmi kanë kontribuar në konsolidimin e tre shtyllave të mëdha të vetëdijes moderne: demokracia, të drejtat e njeriut dhe ideja e një drejtësie universale. Ama neosvranizmi prishet me këta tre elementë themelorë. Në radhë të parë, duke u kapur prapa karakterit primordial të supozuar të racave, mbështetësit e tij refuzojnë konceptin e komunitetit njerëzor universal. Individualizojnë një kokë turku, që i thurin elozhe një armiku absolut, kundër të cilit gjithçka është e ligjshme, neosovranistët theksojnë se Afrika do të emancipohet përfundimisht vetëm duke përzënë nga kontinenti fuqitë e vjetra koloniale, duke filluar nga Franca, edhe me koston e zëvendësimit me Rusinë dhe Kinën.

Të obsesionuar nga urrejtja për të huajit dhe të magjepsur nga pushteti material i tij, ata i kundërvihen demokracisë, që e konsiderojnë një Kalë Troje të ndërhyrjes ndërkombëtare. Preferojnë kultin e njerëzve të fortë, mbështetës të maskilizmit dhe denigures të homoseksualitetit. Nga këtu buron indulgjenca ndaj grushteve të shtetit ushtarake dhe riafirmimi i forcës si mjet legjitim i ushtrimit të pushtetit. Këto tronditje shpjegohen me dobësinë e organizatave të shoqërisë civile e të trupave të ndërmjetme, në një kontekst intensifikimi të luftërave të mjeteve të mbijetesës dhe të njëndërthurje të konflikteve midis këasave, gjinive dhe gjeneratave. Si efekt pervers i viteve të gjata të akullnajës autoritare, në shumë fusha të jetës sociale dhe kulturore janë përhapur logjika informale. Karizma individuale dhe pasuria vijnë fillimisht nga puna e ngadaltë dhe e durueshme e ndërtimit të institucioneve, ndërsa afirmohen koncepte të impenjimit politik të bazuar mbi shkëmbimet të favoreve dhe të klientelizmave.

Përballë të krizave të shumta, demokracia përfaqësuese nuk duket më në gjendje të sigurojë ndryshimet e mëdha tek të cilat aspurojnë gjeneratat e reja. Mashtrimet e përsëritura i kanë bërë zgjedhjet një shkak konfliktesh të dhunshme. Përvojat e fundit demokratike kanë bërë pak për ta frenuar korrupsionin. Përkundrazi, e kanë ushqyer dhe përdorur për ta legjitimuar praninë në pushtet të elitave të përgjegjshme për ngërçin aktual. Në një situatë të ngjashme, grushtet e shtetit duket se janë mënyra e vetme për ta realizuar ndryshimin, për të garantuar një formë alternimi në drejtimin e shtetit dhe për të përshpejtuar tranzicionin gjeneracional. Shumë djem e vajza, të çorientuar dhe pa të ardhme, ndjehen të bllokuar në një gjendje që mund të ndryshohet vetëm me dhunë dhe aksion direkt. Kjo dëshirë dhune katarktike bën rrugë në një moment ngërçi të rëndë intelektual të elitave politike e ekonomike dhe, më në përgjithësi, të klasave të mesme dhe të profesionistëve. Kësaj i shtohen efektet e intonimit masiv të shkaktuar nga rrjetet sociale. Në pjesën më të madhe të vendeve, mjetet e informimit dhe debatet publike janë kolonizuar nga përfaqësuesit e një gjenerate të goditur prej dekadash nga një analfabetizëm funksional, pasojë e dekadave të investimeve të mangëta në arësim dhe në sektorë të tjerë.

Tregjet e dhunës

Afrika frankofone është injoruar, në mos deri braktisur, nga fondacionet e mëdha private ndërkombëtare, që nga vitet ’90 kontribuojnë në konsolidimin e shoqërive civile në kontinent. Këto financime në mbështetje të demokracisë ndoshta nuk kanë shkuar në pjesën më të madhe të Afrikës anglofone? Në të gjitha vendet e kontinentit, nga fundi i shekullit të XX dhe fillimi i të XXI, ka pasur një rritje të plaçkitjes dhe të shfrytëzimit. Zonat që i kalojnë kontrollit të shteteve janë shumëfishuar dhe kemi asistuar në një garë të çfrenuar në privatizimin e resurseve të mbitokës dhe të nëntokës. Janë shfaqur tregjet e mëdha rajonale të dhunës, që kanë tërhequr shumë shfrytëzues, nga shumëkombëshet tek kompanitë e sigurimit privat. Ajo që bëjnë është se japin mbrojtje në këmbim të aksesit të privilegjuar në resurset e rralla. Falë këtyre formave të reja të shkëbmimit, klasat drejtuese afrikane kanë qenë në gjendje ta ushtrojnë influencën e tyre ndaj shtetit, kontrollimit të zonave kryesore nxjerrëse, militarizimit të shkëmbimeve dhe forcimit të lidhjeve të tyre me rrjetet ndërkombëtare të financës dhe fitimit. Çmimi i kësaj faze të re në historinë e akumulimit privat në kontinent ka qenë brutalizimi dhe deklasimi i sektorëve të tërë të shoqërisë dhe vendosjen e një regjimi izolimi më të hidhur se ai kolonial. Viktimat janë dënuar me migrime të rrezikshme. Gjeneratës së sakrifikuar të periudhës së programeve të axhustimit strukturor (1985 – 2000) i është shtuar një tjetër, e bllokuar nga brenda nga një gerontokraci e uritur, dhe jashtë nga politikat europiane kundër emigrimite nga njl menaxhim arkaik i kufijve i trashëguar nga kolonizimit. Fëmijët ushtara e luftërave të plaçkitjes të së kaluarës janë zëvendësuar nga turma adoleshentësh, që sot nuk hezitojnë të brohorasin puçistët apo të marrin pjesë në revoltat urbane dhe në plaçkitjet e mëtutejshme.

Afrika është në një udhëkryq, sidomos sepse në funksion të neosovranizimit hapen rrugë të ndryshme pa dalje. Tregu fetar është zgjeruar. Është në zhvillim një luftë e pamëshirshme midis modeleve të ndryshme të së vërtetës. Sipas disave, si mbështetës të kemetizmit, shpëtimi është në të kaluarën, në Egjiptin e lashtë. Për të tjerë, zgjidhja është kulti i biznesit dhe lavdërimi i çfrenuar i individit. Në një kontekst varfërie, mungesa dhe lufta për mbijetesë, vazhdon të afirmohet një kulturë hedoniste e bazuar mbi korrupsionin, akaparimin dhe shpërdorimin spektakolar të pasurisë. Në kundërvënie me këto rrugë pa dalje dhe fetishizmin e zgjedhjeve, duhet të vëmë bast mbi një demokraci substanciale, që do të duhet të ndërtohet hap pas hapi, duke riafrimuar mendimin intelektual, duke rehabilituar dëshirën për ta shkruar historinë e tyre në vend që të kenë padronë të rinj dhe duke i besuar inteligjencës kolektive të burrave e grave afrikane. Kjo inteligjencë duhet zgjuar, ushqyer dhe mbështetur. Kështu do të mund të shfaqen horizonte të reja të domethënies, pasi demokracia në këtë fazë ka kuptim vetëm nëse synon në një qëllim më të lartë, që është rigjenerimi dhe kurimi i gjithë asaj që është jeta. Nuk do të thotë vetëm të lehtësohen borxhet, të rriten kuotat e tregut, të ndërtohen diga, ura, shkolla, qendra shëndetësore dhe puse apo të financohen projekte, por duhet të krijojë lëvizje me bazë afatgjatënga koalicione të reja sociale, intelektuale dhe kulturore.

Rezervimi i një vendi

Franca mund ta ketë një vend në këtë projekt, me kusht që të braktisë xhinglat e së kaluarës dhe iluzionet e saj të madhështisë. Për këtë i duhet të rindërtojë nga fillimi instrumentet diplomatike të saj. I duhet të braktisë edhe një vizion të prapambetur të paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Për sa e rëndësishme, lufta kundër grupeve xhihadiste nuk mund të ndërtojë bastionin e vetëm për sigurinë në Afrikë. As nuk mund të shikohet vetëm nëpërmjet lenteve të interesave europiane, domethënë mbrojtjen e kufijve të jashtme të Bashkimit Europian.

Stabiliteti dhe siguria nuk do të sigurohen me ndërhyrjet ushtarake, duke mbështetur tiranë apo duke imponuar sanksione jooportune, efekti i vetëm i të cilit është të plagosë popullsi tashmë në gjunjë, por duke konsoliduar demokracinë. Kjo duhet të na bëjë të pyesim mbi domethënien dhe qëllimet e pranisë ushtarake franceze në Afrikë. Ka ardhur momenti që të vihet në diskutim, pasi është ajo që bëjnë gjeneratat e reja të afrikanëve. Strategjia aktuale nuk do të jetë e mjaftueshme. Lënia e Malit për Burkina Fason, pastaj Burkina Fason për Nigerin dhe së fundi Çadin, pa shqyrtuar dështimet e përsëritura franceze dhe humbjen morale e intelektuale të pësuar nga Parisi në Afrikë, është një ilaç pak efikas. Arësyeja ushtarake dhe arësyja civile kanë pasur gjithmonë vështirësi të bashkëekzistojnë në kontinent. Për periudhë afatgjatë, stabiliteti do të kërkojë çmilitarizimin efektiv e të gjithë sektorëve të jetës politike, ekonomike dhe sociale. Kjo do të thotë të kapësh me gjoks lëvizjet e thella që ushqejnë frocat e kaosit dhe inkurajojnë frakturat e dhunshme.

(Achille Mbembe është një historian dhe filozof kamerunas, i konsideruar ndër teoricienët më të rëndësishëm të paskolonializmit. Ky artikull është botuar në Le Monde)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Një vit nga ikja e “Sokratit Shqiptar”!

Nga Bujar LESKAJ Sot, datë 5 dhjetor 2024 bëhet 1 vit nga ndarja nga jeta …

Leave a Reply