Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë. Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e Tv Klan dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren.
“Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar.
Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti. Unë dua ta falenderoj Sylvinho. Unë e falenderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kësshtu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma. Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”.
Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani.
“Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani për mikrofonin e Tv Klan.