Viti i ri shkollor, me nxënës më pak dhe me probleme më shumë!

Nga Ina ZHUPA

Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues!

Me nxënës më pak, por me probleme më shumë!

Me një ministre të re por me stil keqmenaxhimi të vjetër!

Me propagandë të madhe por me mundësi të vogla për ecjen përpara në standarte europiane të klasave dixhitale dhe mësimit të avancuar. Interneti është vetëm realitet për 47% të shkollave.

Librat jo cilësore në tekste përmbajtësore dhe edhe si material për ata që i marrin të përdorura nën logon “falas”

Dëshirat dhe pasionet individuale vazhdojnë të formësohen në klasa kolektive ku gjejnë veten një miksim moshash dhe interesash.

Me ëndrra për chat gpt, por me shkolla që skanë kabinete e laboratore, ku ska më keq se mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohtjes së klasave.

Arsimi duhet ishte prioriteti ynë kombëtar por kurrë nuk mori buxhetin që i takon. Mësuesit figura më e nderuar, kurrë nuk morën dinjitetin që i takon.

Shqipëria ka nevojë të kthejë vëmendjen te rinia dhe arsimi! Dita e parë duhet të na bëj të reflektojmë sec mund të bëjmë më mirë që fillimi të jetë i ri jo vetëm nga data.

Çdo mjet parlamentar do shfrytëzohet nga unë, që arsimi të jetë në qëndër dhe llogaridhënia të jetë detyrim.

About Redaksia

Check Also

Dështimi i sistemit arsimor, Rama gjen “fajtorin”: Do mbyllim TikTok-un…

Qeveria Rama ka marrë vendimin për të mbyllur “TikTok” në vendin tonë. Lajmi u konfirmua …

Leave a Reply