Arrestohet këngëtarja Enca, kishte mbjellë kanabis në banesë

Këngëtarja Ruenca Haxhiaj, e njohur në fushën e muzikës si Enca ka përfunduar në pranga. Mësohet se 27-vjeçarja është arrestuar pasi u kap me kanabis në banesë, të cilën e kishte mbjellë në vazo me lule.

Ka qënë komisariati nr.1 që pasi mori informacione për kultivim kanabisi në vazo lulesh, ushtroi kontroll në vilën e Haxhiajt në Lundër ku i gjeti disa vazo të mbjella me kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj

Nga Bujar Leskaj Sot, datë 29 prill 2026 ,zonja fisnike, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, në …

Leave a Reply