Arrestohet një tjetër ish-komandant i UÇK-së

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si komandant Remi, është shoqëruar nga pjesëtarët e EULEX-it. Sipas familjarëve të Remit shoqërimi i tij ka të bëjë me ofrimin e dëshmive shtesë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës

Sipas informacioneve që posedon RTV Dukagjini e që i ka përcjellë moderatori Ermal Panduri në “Debat Plus”, Remi është arrestuar për të dhënë dëshmi shtesë.
“Rrustem Mustafa – Remi është arrestuar për t’u marrë nga ai dëshmi shtesë. Këto informacione janë marrë nga familjarët e Rrustem Mustafës”, ka deklaruar Ermal Panduri.

Sipas familjarëve, ish-komandanti i UÇK-së është dërguar në bazën e misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi para dy muajve kishte përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Telegrafi ka pyetur Zyrën e Prokurorit të Specializuar në lidhje me këtë arrestim, por që të njëjtët pa pohuar apo mohuar një veprim të tillë, kanë thënë se “nuk komentojnë hetimet e tyre”.

Remi është dëshmitari i parë që ka dal publikisht në gjykimin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi, pasi të gjithë të tjerët kanë qenë me masa mbrojtëse.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply