Dhuna barbare nga Rrajat, Jashar Maja: Akoma më merren mendtë! Nuk ka shtet, s’di ku të ankohem

Një nga kushërinjtë Maja që u dhunuan barbarisht nga anëtarë të fisit Rraja në Krujë ka folur sot për News24, një ditë pas lajmit se Prokuroria e Tiranës ka zbutur akuzat ndaj dhunuesve nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje të lehtë dhe ata janë drejt fitimit të lirisë.

Jashar Maja tregoi se nuk është dakord me akt-ekspertizën dhe e ka firmosur pa e lexuar dokumentin ku deklaron se nuk do të ketë ankimim. Ai ka sqaruar se çfarë ka ndodhur pasi është thirrur nga shefi i Krimëve në Fushë-Krujë, teksa tha se do ta ndjekë çështjen më tej, por nuk ka besim në këtë shtet.

Sa i përket gjendjes shëndetësore dhe ekspertizës mjeko-ligjore ai tha se ende ka probleme shëndetësore dhe nuk mund të lëvizë i vetëm.

“Që të shtunën na ka informuar shefi i krimeve në Fushë-Krujë. Ne kemi shkuar në komisariat. Na ka bërë disa pyetje. Kërkonte me këmbëngulje shefi i krimeve që të bëjmë denoncim të ri. I thashë, o zotëri unë kam dhënë shpjegime në Prokurori dhe nuk kam pse të bëj denoncim të ri.

Nuk jam dakord me këtë akt-ekspertim.

Ne do të shkojmë në SPAK a nuk e di ku do shkojmë se nuk kemi besim në këtë shtet. Gjithë ajo prokurori të bëjë gjithë këto gjëra ditën për diell, unë nuk e di kujt t’i ankohem.

Unë nuk jam në gjendje, akoma më merren mendtë. Si e ka nxjerr ai prokuror atë vendim, rrahje të lehta.

Unë kam automjetin në shtëpi, unë nuk jam në gjendje me dalë në qendër me dalë me ble bukë a diçka, shkoj me shoqërues. Prokuroria mund ta pushojë këtë çështje, unë do ndjek ku të kem të drejtën time.

Unë nuk e di se çfarë ka thënë ai shef krimesh. Unë isha me një telefonatë dhe nuk kam qenë në vetëdije çfarë ka bërë e çfarë ka thënë.

Më ka thënë që unë kam firmosur që jam njohur me akt-ekspertizën, po i thashë ok dhe kam firmosur. Nuk e kam lexuar sepse kisha një ngjarje, një aksident. Nga ana financiare nuk kam mundësi të marr një avokat, por deri në SPAK do të shkoj a diku”, deklaroi Jashar Maja.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply