Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi përmes një lidhje “Skype” në Ora News foli për përplasjet brenda opozitës. Korreshi tha se nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.
“Nuk marr kolegë nëpër gojë. Zonja Karabina duhet të lajë gojën kur flet për grupin parlamentar. Karabina nuk ka ditur se çfarë të thotë.
Unë nuk e njoh Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Për mbledhjen e ardhshme ende nuk kemi marrë njoftim zyrtar. Politikën e madhe do ja lë zonjës Karabina ta bëjë. Luli na ka anulluar dhe zgjedhjet brenda partie sepse nuk donte të bëhesha unë kryetar.
Ne e prisnim Lulin me flamujt që i blinim vetë me lekët e kalamajve dhe sot shikojmë këtë lloj paturpësie”, tha ndër të tjera Korreshi.