Masakra me 6 të vrarë në Greqi, viktimat janë shtetas turq me karta franceze

Sulmi makabër në Greqi ku u vranë 6 persona shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik, teksa fillimisht u tha se ishin shqiptarë.

Por sot mediat greke raportuan se bëhej fjalë për shtetas turq. Ndërkohë që lajmin e konfirmon dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë

Sulmi makabër në Greqi ku u vranë 6 persona shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik, teksa fillimisht u tha se ishin shqiptarë.

Por sot mediat greke raportuan se bëhej fjalë për shtetas turq. Ndërkohë që lajmin e konfirmon dhe Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Hetimet e Policicë greke EL.AS janë në zhvillim e sipër për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët pasditen e së hënës ekzekutuan gjashtë persona në Loutsa.

Pesë nga gjashtë viktimat e vrara ishin në një makinë, ndërsa e gjashta u gjet e pajetë jashtë makinës.

Sipas informacioneve, viktimat e sulmit dyshohet se ishin turq dhe zotëronin karta identiteti nga një vend tjetër, ndërsa disa raporte thonë se ishin francezë.

Sigurisht, hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, për të përcaktuar nëse sendet e identifikimit që dyshohet se janë gjetur në zotërim të viktimave janë origjinale apo false.

Ato që janë padyshim false, sipas burimeve të EL.AS-it, janë targat gjermane të makinës së markës Ford, të cilat dyshohet se i ishin ngjitur makinës.

Para syve të një fëmije të mitur ka ndodhur vrasja e djeshme në Loutsa me gjashtë të vdekur. Djali është një nga tre dëshmitarët okularë që panë dhe dëgjuan sulmuesit të ekzekutonin viktimat e tyre të cilët nuk kishin kohë të reagonin pasi ndodheshin brenda makinës me targa gjermane.

Oficerët e Policisë së Sigurimit, përveç të riut, kanë gjetur edhe dy persona të tjerë, të cilët duket se e kanë një pamje më të mirë të takimit të përgjakshëm dhe pritet që brenda ditës të marrin një deklaratë të detajuar prej tyre.

Gjatë gjithë natës ata po përpiqeshin të identifikonin viktimat por edhe të gjenin prova të makinës. Në fakt, ata do të kontaktojnë Europolin dhe autoritetet gjermane për të parë se kujt duket se i përket makina e errët.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge.

Vrasësit dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë ngritur viktimave pritën e vdekjes.

Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës).

Sipas informacioneve në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është në kërkim të një makine të zezë dhe një motoçikletë.

Viktimat janë persona me origjinë turke që posedonin dokumente franceze, po megjithatë, policia nuk është plotësisht e sigurt për identitetin e tyre të vërtetë pasi letrat e gjetura në to ishin në gjendje të keqe dhe ata dyshonin në vërtetësinë e tyre. Pra, do të pritet identifikimi me gjurmë gishtash për të parë nëse janë të njohur të vjetër të policisë.

Sipas dëshmive të para që është arritur të mblidhet dhe nga verifikimi i vendit duket se ishte caktuar një takim. Megjithatë, për një arsye të panjohur, diçka nuk shkoi dhe më pas armët “folën”. Por sa armë?

Gëzhojat e gjetura në vendngjarje, brenda dhe jashtë makinës, janë dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore, pasi oficerët e sigurisë greke kërkojnë të shohin nëse ka pasur shkëmbim zjarri.

“Që në momentin e parë jemi fokusuar tek identiteti i dy personave që u gjetën jashtë makinës. Ndoshta kanë qenë pjesëtarë të dy grupeve që janë takuar dhe për një arsye të panjohur kanë nxjerrë armët dhe ka ndodhur vrasja”, thotë një oficer policie pjesëmarrës në hetime.

About Redaksia

Check Also

Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro

Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …

Leave a Reply