Berisha: Prokuroria “Felaj” kreu akt kriminal, Rrumbullaku mashtroi me 200 arrestimet për llogari të Ballës e Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka drejtuar gishtin e akuzës sot nga foltorja e Kuvendit, edhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt, rrethi i ngushtë familjar i së cilës është i punësuar në masë në Prokurorinë e Tiranës, katër vetë, duke filluar që nga bashkëshorti i saj.

“Pra, është një seancë kjo në të cilën duhet të dënoni Prokurorinë Felaj. Prokuroria “Felaj”, në një akt kriminal të pashembullt, shpalli “plagosje të lehtë”, çarjen e kockës frontale dhe parietale dhe thyerjen e ulnës te një qytetar nga fisi Rraja.

Kjo është ndërhyrje direkt e Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe është një akt kriminal. Dënoj me forcën më të madhe mega-mashtrimin publik.  Sot Rrumbullaku në sqetullën e Ramës, u thotë shqiptarëve se në një ditë u arrestuan 200 trafikantë.

I kërkoj këtu nga parlamenti të nxjerrë emrat, ose seancën tjetër do të quhet 200 herë gënjeshtar. Të nxjerrë emrat e të arrestuarve, të nxjerrë grupet se thotë “23 grupe”!!!

E kuptoni ju propagandën Rama-Balla të mashtrimit dhe mbulimit të krimit me shifra të rreme?!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply