Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka drejtuar gishtin e akuzës sot nga foltorja e Kuvendit, edhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felajt, rrethi i ngushtë familjar i së cilës është i punësuar në masë në Prokurorinë e Tiranës, katër vetë, duke filluar që nga bashkëshorti i saj.
“Pra, është një seancë kjo në të cilën duhet të dënoni Prokurorinë Felaj. Prokuroria “Felaj”, në një akt kriminal të pashembullt, shpalli “plagosje të lehtë”, çarjen e kockës frontale dhe parietale dhe thyerjen e ulnës te një qytetar nga fisi Rraja.
Kjo është ndërhyrje direkt e Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe është një akt kriminal. Dënoj me forcën më të madhe mega-mashtrimin publik. Sot Rrumbullaku në sqetullën e Ramës, u thotë shqiptarëve se në një ditë u arrestuan 200 trafikantë.
I kërkoj këtu nga parlamenti të nxjerrë emrat, ose seancën tjetër do të quhet 200 herë gënjeshtar. Të nxjerrë emrat e të arrestuarve, të nxjerrë grupet se thotë “23 grupe”!!!
E kuptoni ju propagandën Rama-Balla të mashtrimit dhe mbulimit të krimit me shifra të rreme?!”, tha Berisha.