Zjarr i frikshëm në një pallat tek ish-Parku në Tiranë, ndërtimi i një tjetër pallati pengon zjarrfikësen

Zjarr në një pallat pranë ish-Parkut në Tiranë. Zjarrfikësja e ka thuajse të pamundur të futet për të shuar flakët gjigande për shkak të një pallati tjetër që po ndertohet. Flakët e zjarrit kanë shpërthyer rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”. Mësohet se zjarri ka rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati dhe ka përfshirë të gjithë katin e fundit por edhe katet e poshtëme.

Njoftimi i policisë
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Monstra që vrau fëmijën 7-vjecar/ “Kam bërë mbi 20 aksidente, eci me shpejtësi

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mengël, ku një 7-vjeçar humbi jetën, …

Leave a Reply