Berisha: Të gjitha vendimet e drejtësisë sot i merr Edi Rama me Sadushin dhe Sadushen

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të gjitha vendimet e drejtësisë sot i merr Edi Rama me Sadushin dhe Sadushen. Ai tha se, organet e drejtësisë janë të kontrolluara nga Edi Rama.
“Kolegji Zgjedhor dhe në tërësi drejtësia, dominohet sot nga Sadushi dhe e shoqja, dy karikaturat më të shëmtuara në historinë e drejtësisë shqiptare.
Gjykatën e Lartë e dominon totalisht Sokol Sadushi, një komisar politik, i lidhur me shumë fije të errëta dhe direkt me Edi Ramën, i cili mbahet peng nga Edi Rama me dosjen e vetingut, përveç të tjerash, dhe që siç e keni vënë re ju, vendimin e mbante në sirtar me urdhër të Edi Ramës me arsyen e vetme për të na vonuar shkuarjen në Strasburg.
E tillë është edhe Sadushja në Apel. Të gjitha vendimet sot i merr Edi Rama me Sadushen dhe Sadushen.
Organet e drejtësisë janë të kontrolluara nga Edi Rama.
Ligji e detyron Sokol Sadushin që brenda 30 ditësh të shprehet për vendimin e Gjykatës së Apelit, por Sokol Sadushi si komisar politik që është aty, mban dosjen, se Edi Rama e ka peng atë me vetingun.
Vetingu i tij nuk është bërë, shkoni e kërkojani asaj zonjës së KLGJ, por ajo nuk nxjerr dosjen.
Kërkojeni se jeni gazetarë dhe me Kushtetutë, vetingu duhet bërë publik. Këta nuk e nxjerrin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kemi 77 mënyra të mosbindjes civile për të paralizuar narkoshtetin!

Për liderin e opozitës Sali Berisha, mosbindja civile do të vazhdojë dhe ka mënyra të …

Leave a Reply