Defektet e OSHE i vunë flakën pallatit, dëshmitë e banorëve

Banorët e pallatit 10 katësh që u përfshi dje nga flakët në zonën e Rrugës së Kavajës, nuk kanë mundur ta kalojnë natën në banesat e tyre. Në një raportim live për News24, gazetari Igli Çelmeta ka raportuar nga vendngjarja, ndërsa ka intervistuar dhe banorët e këtij pallati, të cilët presin se si do të shkojë fati me banesat e tyre.

Mësohet se një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të hetuar ngjarjen në fjalë se si ndodhi zjarri, që shkrumboi totalisht 3 apartamente dhe një tjetër që u dogj pjesërisht. Siç shihet nga pamjet, 4 katet e para nuk janë përfshirë nga zjarri, por dëme të mëdha ka në katet e sipërme.

Ndërkohë, banorët rrëfyen për gazetarin Çelmeta se herë pas here kishin probleme me sistemin e elektrik, pasi binte shpesh automati. Sakaq, përhapja e flakëve siç duket është bërë si pasojë e sistemit kapot, që kishte një brendësi të tij një material sintetik. Vijojnë hetimet.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply