Kulla digjet Veliaj krihet…

Nga Adriana KALJA

Si tha mafiozi Veliaj?
Do dëmshpërblejmë çdo qytetar që është dëmtuar nga zjarri!!!!!!!
Po ç’punë ka Bashkia me një kullë private që nuk ka marë masat për rastet e zjarrit apo ka marë lejen e shfrytëzimit në kundërshtim me dispozitat ligjore?
Pse duhen paguar nga taksat e qytetarëve të Tiranës për probleme shumë të rënda që lidhen me Aktin e Kolaudimit dhe Lejen e Shfrytëzimit?
Përgjigja gjendet në faktin se pas asaj kompanie dhe çdo leje që jepet në Tiranë fshihet banditi Veliaj.
E patë që nuk guxonte kush të përmëndte emrin e kompanisë ndërtuese apo pronarin e saj?
Po firmën që ka firmosur Aktin e Kolaudimit?
Po atë që ka lejuar dhe ka ndikuar për nxjerrjen Lejen e Shfrytëzimit në kundëfshtim me aktet ligjore?
Sepse pas çdo Leje Ndëtimi është mafia e betonit përfaqësuar nga Veliaj dhe de çdo Akt Kolaudimi dhe Leje Shfrytëzimi kalon vetëm pasi kalon transaksioni financuar me milona Euro.
Ajo që është e sigurtë është fakti se Leja e Ndërtimit ështē firmosur nga Driton Baboçi alias dhëndri i Fatnir Xhafajt dhe se sesi e sesa u pagua për Aktin e Kolaudimit dhe Lejen e Shfrytëzimit e di mirë ky i fundit edhe për lidhjet që ka me shoqërinë “Arlis Ndërtim” sh.p.k, ngjitur me Kullën që u dogj.
E di mirë dhe ai banditi tjetër që kompania “Fusha” sh.p.k i paguan dhomat e hotelit 1,000 Euro nata, Arbjan Maznikun që na u bë dhe ministër i pushtetit lokal.
Bashkë me dhëdrin e Xhafajt.
E pra askush nuk flet sepse pas çdo Leje Ndërtimi gjenden miliona Euro.
Prandaj nuk flet askush për komoaninë e ndërtimit dhe firmën që ka pëfpiluar Aktin e Kolsudimit se pas tyre fshihen qindra miliona Euro që fillojnë me Lejen e Ndërtimit e vijojnë me Aktin e Kolaudimit.
Por qershia mbi tortë është fakti se të gjith këti lidhen me 8 % e Taksës së Ndërtimit në Infrastkturë dhe 3 % e pjesës tskuese të Strehimit Social. Marrim shembull kompaninë “Arlis Ndërtim” sh.p.k (foto 4, 6 dhe 7), ose siç njihet ndryshe si kompania e dashnorit të betonit Veliaj, pasi ortak i kësaj kompanie është Armand Lila alias Kunati i Fatmir Xhafës.
Shikoni në fotot 5 dhe 8 fitimet marramëndëse të kësaj komoanie dhe që nornslisht dhkojnë për ortakët realë Veliaj – Mazniku – Xhafaj.
Madje një pjesë të asaj prone ku ka ndërtuar ka qënë pronë “shtet”.
Kush nuk kujtohet akoma se kush është, mjafton të shkoni në qendër të Tiranës e të shikoni përçudnimin e bërë me kullën “Syri i Tiranës”, me 7 kate pa leje mbi një kullë me leje 25 katëshe.
Tani besoni e kuptoni pse kanë kaq frikë mediat dhe portalet t’i përmëndnin emrin pronarit të kompanisë ndërtuese të Kullēs ku ra zjarri i korrupsionit dhe të Lilos, me lidhje të afërta dhe të ngushta me këtë kompani.
Meqenëse flakët e korrupsionit janë ndezur, një ditë do ju vijnë te dera e shtëpisë dhe për këtë faji është vetëm i juaji e meqenëse keni frikë të dilni nga zjarri që ju ka zënë “strofkullën” ku jeni strukur, po bëj unë ca pyetje publike (retorike):
1. E dini se m2 i banesave që desh vdiqën njerëz dhe nuk kishte masa mbrojtëse nga zjarri varion 1,500 deri 2,800 Euro?
2. E dini se m2 i njësive tregtare që desh vdiqën njerëz se nuk kishte mundësi të futeshin zjarrfikësit është 3,500 deri në 7,000 Euro?
3. E dini se në ndërtimet e Kullës ku ra zjarri dhe ato ngjitur të Armando Lilës alias Veliajt nuk është bërë Akti i Kolaudimit teknik sipas dispozitave ligjore në fuqi?
4. E dini ju se nuk guxon kush të mos japë Lejen e Shfrytëzimit te ndërtimet e këtyre firmave megjithëse kanë probleme shumë të rënda teknike?
5. E dini ju se PDV e pare del me një numër më të ulët katesh dhe për diferencën e kateve me PDV e dytë, Buxheti i Bashkisë arketon më pak 8 % të Taksës së Ndikimit në Infrastukturë (TIN)?
6. E dini ju se për diferencën e kateve nga PDV e parë te PDV e dytë Buxheti i Bashkisë humbet edhe nga pjesa 3% që i takon Strehimit Social?
7. E dini ju se për diferencën e kateve nga PDV e parë te PDV e dytë humbasin edhe pronarët e truallit pjesën takuese në ndërtim?
Ka shumë pyetje lidhur me problemet e rënda që kanë prodhuar këto Kulla dhe veprat penale që janë konsumuar në këto ndërtime, por këto fenomene nuk do ndodhnin nëse nuk do ishte vullneti pervers dhe interesi direkt i banditit Veliaj.
Që të jem më e qartë, po ju paraqes provat (foto 9-11) që implikojnë drejtpërdrejtë grabitësin Veliaj:
***PDV-ja e parë ka aprovuar ndërtimet me 8 kate.
***PDV-ja e dytë ka aprovuar ndërtimet me 11 kate.
### Për sipërfaqen prej 3 katesh, mungojnë paratë në arkën e Bashkisë Tiranë:
a. Për 8 % e Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë.
b. Për 3 % e Strehimit Social (e cila llogaritet me koston referencë kur lidhet kontrata me Bashkinë).
Plus dhe pjesën takuese të
pronarëve të truallit.
Këtu flasim për shifra përfitimi që vetëm në një kullë variojnë 8 deri 10 milion Euro (fotot 5, 7 😎, dhe që lidhen direkt me veprën penale të korrupsionit dhe në këtë i takon SPAK të hetojë lidhur me:
1. Akti i Kolaudimit.
2. Lejen e Shfrytëzimit.
3. Masat kundër zjarrit.
4. 8 % e TIN.
5. 3 % e Stehimit Social.
Ndaj zjarri nuk ka rënë vetëm te kjo Kullë por në çdo shtëpi ku në banojmë se vrasësi Veliaj ka pasion dhe profesionin e piromanit (e mbani mënd zjarrin që vuri te ndërtesa pas Sahatit dhe aty mbiu një Kullë dhe te Sarajet pas Sheshit të Teatrit) . 😉
Deri atëherë dhe, përsa kohë mediat dhe portalet kanë frikë të përmëndin “Arlis Ndërtim” sh.p.k dhe shumë kompani ndërtiimi që pastrojnë paratë e produkteve të veprave penale për interesa të Grupit të Strukturuar Kriminal që drejtohet nga krimineli Veliaj dhe, SPAK nuk guxon t”a thërrasë për t’a marë në pyetje Piromanin,
Kulla digjet e Veliaj krihet…..
PS 1: E di se edhe këtë status do e bllokojnë mediat e Veliajt ndaj shpërndajeni sa më shumë miqtë e mi.
PS 2: Disa gjëra janë përshtatur midis ngjarjes dhe kompanisë “Arlis Ndërtim” sh.p.k dhe këta të fundit e dinë mirë pse.
PS 3: Mos kujtoni se harrova provat për ortakët e Olsi Ramës, Endrin dhe Amantin por kjo mu duk më e rëndësishme për sot.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply