Lubonja: Basha ka humbur kredibilitetin, u mbështet te Rama për vulën!

Analisti Fatos Lubonja përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar mbi situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit.

Lubonja u shpreh se grupimi i deputetëve demokratë me në krye Lulzim Bashën kanë humbur kredibilitetin pasi sipas tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së.

Sa i përket propozimit për rritjen e pagave të gjyqtarëve, ai u shpreh se ajo do të ndikojë për keq në sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se specialiteti i Ramës është “korruptimi me paturpësi i intelektualëve të cilët e mbajnë në pushtet.

“Ndërkohë që kemi nevojë për një opozitë të bashkuar ndaj Edi Ramës që ka përditë skandale, merremi më shumë me grindjet brenda opozitës. Kjo i merr energjitë opozitare dhe e devijon tjetërkund.

Basha dhe deputetët e tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së dhe për mua kanë humbur kredibilitetin. Situatën e demokratëve e shoh me pesimizëm. Njerëzit i shoh të nënshtruar dhe të tërhequr për t’u ngritur në protesta.

Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndë për të pasur protesta të vërteta.  Shqiptarët janë të mpirë në këtë moment. Opozita nuk është shumë e besueshme dhe e përçarë.

Situata sa i përket demokracisë është e rëndë dhe në rrezik. Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë.

Rritja e pagave nuk do i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Procesi politik kundër liderit të opozitës, 35 akuza të falsifikuara nga prokuroria politike

Jamarber MALLTEZI Në këtë proces politik nuk ka asnjë fakt penal, përndryshe do ishim duke …

Leave a Reply