Teliti: Veliaj, 6 milionë euro nga paratë e shkollave dhe kopshteve i çon tek inceneratori fantazmë

Në një kohë që SPAK ka sekuestruar pronën dhe po heton zyrtarët që u përfshinë në grabitjen e fondeve shtetërore, Veliaj kërkoi që Këshilli Bashkiak të kalojë 600 milion lekë pagesa të prapambetura për inceneratorin. Këshilltarët e majtë e miratuan këtë akt pa bërë asnjë reagim, ndërkohë opozita reagoi ashpër.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti tha se, paratë e shkollave po shkojnë për një incenerator fantazmë.

“Në sallën e Këshillit Bashkiak, Veliaj shpërtheu në të bërtitura dhe fyerje ndaj këshilltarëve të opozitës që kundërshtuan pagesën qindra miliona lekë për inceneratorin që nuk ekziston. Këshilltarët e opozitës u pritën nga 30 policë. Kush mendon se mund të intimidojë këshilltarët e opozitës, gabon rëndë. Veliaj i hoqi të drejtën opozitës, mbajti ligjëratën mashtruese dhe u largua.

Janë 600 milionë lekë të reja, janë 6 milionë euro që merren nga paratë e shkollave dhe kopshteve dhe çohen për të paguar inceneratorin fantazmë.

Kemi dyshime të forta se prona publike e Gardës së Republikës i jepet në formati klientelist, një përfaqësuesi të lartë të PS”, tha Teliti.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon videon: Ky ishte mëngjesi turistik i Vlorës, tym e blozë!

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi pamjet tronditëse nga pasojat e flakëve në vendin e …

Leave a Reply