Veliaj i jep Artan Lames ekskluzivitetin e përdorimit të godinës së Gardës së Republikës

Alba KEPI
Në pozicionin e Këshilltares

Shoqata e Artan Lames, ish Drejtori i Kadastrës merr ekskluzivitetin e pêrdorimit të Gardês së Republikês.

Bashkiake të Opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, e të profesionit tim Gazetare ju informoj se një tjetër akt klientelist po konsumohet nga kjo Bashki e nga të gjitha hallkat që lidhin autoritetin e pushtetit vendor e qëndror.

Ish Drejtori i Kadastrës i larguar o dorëhequr pak muaj më parë nga pozicioni i Drejtorit të Agjensisë Shtetërore, Institucioni i ri që bashkojë Aluiznin me Hipotekën, e që u kap me zë e figurë duke gënjyer qytetarët për interes fushate elektorale e që ka lënë Kadastrën me mijëra probleme dosjesh e dokumentacioni për qytetarët përmes një shoqate mediokre që ka në pronësi po merr në eskluzivitet godinën e qytetit e një sektor të rëndësishëm të Kulturës qytetare Kombëtare, që është Trashëgimia.

E pra ky person Artan Lame po shërbehet nga qeveria vendore, pra nga Bashkia e Tiranës por dhe nga hallkat e pushtetit qëndror të marr në eskluzivitet Gardën e Republikës për ta kthyer në Muze të Etnografisë Shqiptare,

E këtë do ta realizojë përmes shoqatës së tij Qëndra Shqiptare e Trashëgimisë e cila nuk është ent i regjistruar juridik e as me një background të rëndësishëm kombëtar, nuk asnjë kontribut në vlerësimin apo ndihmën që i ka dhënë trashëgimisë kulturore shqiptare, por i jepet një mundësi e tillë.

Janë 25 004 metra katrorë me 2021 metra katrorë sipërfaqe objekti të ish komandës së Gardës së Republikës që me VKM nr 406 datë 4.07.2018 është marrë në pronësi të Bashkisë së Tiranës e cila nënshkruan një kontratë projekti me shoqatën e ish Drejtorit të Kadastrës për ngtitjen e Muzeut apo Qendra sic kanë vendosur ta quajnë sepse i jep më shumë mundësi abuzimi, pra Qendra e Trashëgimisë për të gjithë-Garda. Pra 2021 metra katrorë sipërfaqe godina jepen nën eksluzivitetin e Artan Lamjes e shoqatës së tij mediokre të bëhet Qendër Muzeale e jo Muze sepse emërtimi Qendër i jep mundësi ta shtjetërsojë e ta shpërfytyrojë sipas interesave të marketingut të bordit që do e drejtojë dhe do e menaxhojë,

Dokumentacioni i vënë në dispozicion në Komisionin e Kulturës ishte i cunguar, Shoqata u prezantua pa asnjë dokument e emër pronari, themeluesi o dfrejtuesi të sja.

Në Open Corporates u desh pak mund por zbardha adresën e saj e themeluesin Artan Lame.

Natyrisht e votova kundër, por arroganca e atyre që për 10 vite janë mësuar të qeverisin pa opozitë është në limitet e llogjikës e respektit ndaj qytetarëve e mund ta imagjonini se c’ndodh ndaj një këshilltareje të opozitës.

Si grupi demokratik i Këshilltarëve Bashkiak kemi kërkuar;

Të na vihet në dispozicion kopje e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë, në zbatim të VKB nr. 142, datë 23.12.2022;

Të na bëhen me dije hapat që janë marrë nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, apo personi I autorizuar prej tij për ndjekjen e procedurave të mëtejshme në zbatim të VKM nr. 142, datë 23.12.2022;

Të na vihen në dispozicion dokumentacioni i paraqitur nga AHC, përfshirë emrat e anëtarëve të bordit dhe drejtorit ekzekutiv, si dhe dokumentacioni financiar që fakton fondin 2.000.000 dollarë të vendosur në dispozicion të Projektit QM nga AHC.

Çfarë procedure është ndjekur për përzgjedhjen e Qendrës Shqiptare të Trashëgimisë për këtë projekt?
Të na vihen në dispozicion Projekti, Plani i Biznesit dhe çdo dokument tjetër që lidhet me vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak datë 23.12.2022;

10. Të qartësohet nëse prona që i vihet në dispozicion/jepet në përdorim Qendrës përfshin vetëm godinat (2021m²) apo e gjithë prona (25.004 m²).

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply