Arrestimi në Dubai/ Si Xhaçka e bëri këshilltar për NATO-n ortakun e Olsi Ramës

Një ditë më parë, gazeta më e madhe spanjolle, El Pais shkruante se arrestimi i Amant Josifit ka shkaktuar një ‘tërmet’ në Shqipëri.

Kjo për shkak të lidhjeve politike, ku spikat fakti se ai është partner biznesi me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama.

Por mediat e huaja po theksojnë sidomos faktin se deri vonë, Josifi ishte këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo e fundit mori më pas postin e ministres së Jashtme dhe u shkarkua para pak ditësh.

Ndërsa SPAK po e heton Xhaçkën, ajo e kishte graduar në nivelin më të lartë Josifin. Mashtruesi ndërkombëtar ishte bërë këshilltar për NATO-n.

Kujtojmë se kur ishte në opozitë, Xhaçka shprehej se NATO nuk ka asnjë vlerë për vendin, madje e quante NATA.

Sipas profilit të botuar në një faqe personale interneti, Josifi ka shërbyer deri në vitin 2020 si këshilltar për NATO-n i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Edhe në faqen e tij në rrjetin social ‘LinkedIn’, Josifi prezantohet si këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.

Në vitin 2014, Josifi ka themeluar së bashku me vëllanë e kryeministrit, Olsi Rama, kompaninë Pegasus Communications Shpk. Në faqen e tij biografike në internet, Josifi e prezanton veten si djali i një biznesmeni, i arsimuar në Francë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Shkodra reagoi fuqishëm, qytetaria nuk lejon që Rama të vazhdojë të qeverisë me bandat e tij

Nënkryetari demokrat dhe i dërguari politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, falënderoi qytetarët që …

Leave a Reply