Berisha: Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliard euro me koll-centerat

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua të zgjedhurve vendor të PD se, misioni juaj është transparenca! Berisha tha se, Amant Josifi dhe Olsi Rama vodhën 1 miliard euro.
“Detyrat tuaja janë të shumta, unë theksova se është një mision i rivendosjes së pluralizmit të vërtetë në qeverisjen vendore.
Së pari, duhet të fillojmë me transparencën. Eerrësira, dhe vjedhja në errësirë, është tipari më kryesor i qeverisjes së sotme.
Më abuziv se kushdo tjetër është Edi Rama. Do ju jap shembullin e fundit. Amant Josifi për çdo shqiptar, i lidhur si mishi me thoin me Olsi Ramën.
A e morët vesh ju që drejtësia shqiptare, gjer sot nuk ka një mandat arresti, paçka se partnerët, prej dy vitesh kanë sjellë të gjithë të dhënat.
Në skemën piramidale prej 2.4 miliardë euro të grupit Milton, 1 miliard është vjedhur nga Olsi Rama dhe Amant Josifi nga Shqipëria.
Dhe pretendohet për reformë, në një kohë kur nuk kanë kurajën minimale të qëndrojnë për 1 miliard euro të vjedhura në Shqipëri.
Krimii ka ndodhur në Shqipëri. Nuk ka drejtësi në botë, përveç drejtësisë që kontrollon Edi Rama, që të mos i presë mandat arresti atij. U dhashë këtë shembull, por mund të jap shembuj të tjerë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply