Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, vjedhjet dhe mashtrimet e Veliajt kanë kufi qiellin! Berisha tha se, duhet një shoqatë nga të zgjedhurit Vendorë demokratë.
“Sot, ne rikrijojmë këtu Shoqatën e të Zgjedhurve. E ligjshme kjo! PD është themeluese e pushtetit pluralist vendor, themeluese e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë. Ajo bëri gjithçka për respektimin e Kartës së Kongresit të Autonomisë Lokale dhe është e vendosur të qëndrojë mbi ato parime mbi të cilat është e ndërtuar Europa e rajoneve.
Kështu që shoqata juaj do ketë si detyrë kryesore mbrojtjen, konsolidimin e standardeve të përcaktuar në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale.
Nuk mundet që shqiptarët të përfaqësohen nga një shoqatë e kryesuar nga një person si Erion Veliaj, vjedhja e mashtrimet e të cilit kanë kufi qiellin.
Ndaj duhet të ketë një shoqatë e të zgjedhurve demokratë vendorë, me përkushtimin më të madh për t’iu përmbajtur parimeve të qeverisjes demokratike vendore.
Edhe njëherë iu përshëndet për punën që kemi bërë dhe do bëni dhe ju uroj suksese edhe në këtë fushatë, që është e mirëpritur jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Europë dhe shoqatat simotra”, tha Berisha.
Check Also
Vëllai i Veliajt numëron 32 milionë euro pas 10 viteve në Bashki të Erionit, e nisi me 240 mijë euro
Pas kontrollove ndaj familjarëve të kryebashkiakut Veliaj, SPAK zbuloi se ato janë kryer në kuadër …