Interi “masakron” Milanin, kuqezinjtë turpërohen në derbi

Interi triumfon 5-1 ndaj Milanit në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit italian, duke marrë kështu fitoren e pestë radhazi në derbi. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt që në minutën e pestë me Mkhitaryan, i cili shfrytëzoi më së miri një asist të Dimarcos.

Me kalimin e minutave, kuqezinjtë u zgjuan dhe provuan për të ndryshuar fatin e takimit. Në të 32-tën, një sprint fenomenal i Theo shkaktoi drithërima në stadium, por vetëm kaq, pasi gjuajtja e tij me të majtën dhe tokazi doli jashtë. Në fundin e pjesës së parë, Marcus Thuram shpërblehet me gol, pasi ishte mjaft aktiv. Sulmuesi francez mposhti Maignan me një goditje kirurgjikale, me sferë që ishte e pamundur për t’u kapur nga portieri.

Nën efektin e emocioneve të mëdha dhe me një shi të rrëmbyeshëm që po binte nga qielli i San Siros, Milan u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë, me Leao që ngushtoi shifrat dhe i dha shpresë të madhe tifozërisë për kthesën e madhe.

Nuk ndodh kështu, pasi Mkhitaryan shndërrohet sërish në hero të Interit, duke thelluar shifrat në 3-1. Pas një zbritje model të nënkampionëve të Europës, mesfushori armen kontrolloi si duhet topin në zonë, për të lëshuar një gjuajtje të bukur. Në minutën e 79-të, Theo shkaktoi penallti, duke i dhënë mundësinë Calhanoglu-së të linte edhe ai gjurmën e tij në këtë sfidë. Kristjan Asllani u aktivizua në fund, lojtari shqiptar pati një rast, por nuk ishte e thënë të “tundte rrjetën”. Në shtesë pati kohë edhe për golin e Frattesit. Interi kryeson Serie A me 12 pikë dhe lë mbrapa Milanin, me 3 pikë më pak. /JS

About Redaksia

Check Also

Modriç i trishtuar, ja çfarë i tha Asllani pas ndeshjes

Kroacia dhe Shqipëria u ndanë në barazim 2-2 në ndeshjen e dytë të grupit B …

Leave a Reply