PD rikrijon Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë, zgjidhet kryetari dhe dy nënkryetarët

PD ka rikrijuar Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë, e cila do të ketë detyrë kryesore mbrojtjen dhe konsolidimin e standardeve të përcaktuara në Kartën e Kongresit të Autonomisë Lokale.

Kryetari i kësaj shoqate do të jetë kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja. Rezolutën e Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë e lexoi nga Asambleja e Përgjithshme, kreu i Bashkisë së Mirditës Albert Mlyshi.

Në rezolutë dënohet farsa e 14 majit, ndërsa theksohet se shoqata e bashkive do të jetë një zë i fortë i opozitës dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet.

Në panelin e Asamblesë së të Zgjedhurve Vendorë, ishin të pranishëm edhe kryetari i këshilltarëve bashkiakë në Tiranë, Ilir Alimehmeti, kreu i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, të cilët teksa theksuan rëndësinë e transparencës për qytetarët, ngritën shqetësimin për mungesën e fondeve nga qeverisja qendrore për bashkitë e fituara nga demokratët.

Gjatë kësaj asambleje, Sekretari për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani bëri me dije edhe organet drejtuese të Shoqatës së Bashkive.

Në krye do jetë  Fisnik Qosja, 2 nënkryetarët do jenë kryebashkiakët e Mirditës dhe Memaliajt, Albert Mlyshi dhe Albert Malaj. Kryetar i Dhomës së Qarqeve do të jetë  kryebashkiaku i Hasit, Miftar Dauti, ndërsa në krye të Dhomës së Bashkive, doktor Ilir Alimehmeti.

Riorganizimi i Shoqatës së Bashkive u bë me votën e anëtarëve të Asamblesë së të Zgjedhurve Vendorë.

About Redaksia

Check Also

Pritje surprizë Berishës në “Opinion”

 Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, momentin e …

Leave a Reply