Të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, të zgjedhurit vendorë duhet të motivojnë armatën idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Berisha tha se, ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën.
“Libri i zi i farsës elektorale duhet t’i shërbejë çdo opozitari, çdo qytetari për të njohur të vërtetën mbi procesin themelor të një vendi që janë zgjedhjet.
Dhe ajo ju garantoj se nuk është e plotë, se ajo nuk trajton proceset e nëndheshme të një shteti mafioz, por vetëm ato të dokumentuara me dokumente zyrtare, janë fotografuar, janë regjistruar nga qytetarët, aktivistët e opozitës.
Është detyra juaj, detyra e të gjithë të zgjedhurve vendorë, atyre që kandiduan, që të angazhohen në një përpjekje të madhe me 600 mijë idealistë opozitarë, të cilët pavarësisht nga pabarazia ekstreme, pavarësisht nga kërcënimet kriminale të një krim-ministri, që zotohej dhe betohej se po votove për kandidatin tjetër, nuk do marrësh një qindarkë, pavarësisht me transformimin e administratës dhe trupës së shërbimit civil në një polici politike elektorale, ata nuk u dorëzuan dhe qëndruan të pamposhtur dhe votuan kundër qeverisë, votuan për opozitën.
Është në detyrën tonë, sot që kemi gjithçka të qartë në dritën e diellit, të motivojë këtë armatë idealiste për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Ky është armik i votës, ky nuk e lejon votën.
Ky ka krijuar modele të blerjes publike të votës, po e lëmë të fshehtën. Të bazuar në bandat, vrasësit, kriminelët, me të cilët ai grabit në tërësi mandatet që përcakton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bufi i Rroskovecit e humbi “betejën” e parë në Gjykatën e Posaçme

Nga Luan BAÇI Bufi i Rroskovecit e humbi “betejën”e parë të saj në Gjykatën e …

Leave a Reply