Kukësi përballë rivendosjes së dinjitetit apo mbajtjes së turpit!

Nga Milaim NELA

Kukësi si asnjëhere tjetër është përballë sfidës më të madhe jo vetëm elektorale por edhe morale e unë do të thoja kryesisht MORALE!

Me 24 Shtator zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për pushtetin vendor pas bërjes publike të një rregjistrimi viziv të kryetarit të sapo zgjedhur me vota të blera/tjetërsuara/shantazhuara më 14 Maj.

Ka qenë një tronditje e pashembullt sidomos për banorët e asaj treve që moralin e ka të shenjtë të shohë që zyra e të parit të shtetit në rreth të përçudnohet në atë mënyrë e të bëhet lajm i ditës e të marrë dhenë!

Për Kukësin kjo ishte një goditje e pashembullt e besoj unë e orkestruar duke shfrytëzuar një njeri pa integritet dhe karakter si personi të cilit nuk dua të ja përmend as emrin.

Unë këtë e konsideroj si një hakmarrje të Edi Ramës ndaj një zone që nuk u përkul asnjëherë në historinë e ekzistencës se saj. Ajo qëndroi blu edhe në vitin 2013 e Edi Rama nuk e harron atë e nuk ka për ta harruar kurrë!

Ai po ashtu nuk e harron as protestën e traut të Thirrës që kuksianët përpos gjithë shtetit që kishte zbarkuar aty ja bënë traun shkrumb e hi dhe e detyruan të ulej në gjunj.

Ai e dinte që Kukësin nuk e ulte dot me kamxhik dhe forcë dhe i vetmi mjet që i kishte mbetur ishte pabesia dhe makinacionet me “baxhella” të importuara nga zona të tjera duke qenë se nuk mundën ta bëjnë këtë me aktore vendase vetëm e vetëm për ta goditur Kukësin moralisht për ti thënë publikut të gjerë se ja kush janë këta!

Kuksianët dhe sidomos ata që besojnë majtas duhet të kuptojnë që akti në zyrën e ish kryetarit të Bashkisë ishte shuplakë me duar të pista edhe ndaj tyre.

Këtë nuk guxojnë ta harrojnë!

Albert Halilaj si kandidat i një partie normale do ishte krejt i pranueshëm të kandidonte e pse jo me votim të drejtë nëse votohej për të të ishte kryetar bashkie por ai në këtë rast është përfaqësues i një bande të strukturuar kriminale që ka çnderuar një treve që ka një histori të lavdishme dhe ka lënë jo pak gjurmë në historine e kombit.

E gjithë banda dhe shteti ka zbarkuar në Kukës, po thuhet po ashtu që po derdhet para shumë e madhe për të përseritur Dibrën e Shukriut dhe Rrogozhinën!

Unë e di se shumë bashkpatriotë të mi në Kukës jetojnë në varfëri ekstreme dhe edhe mund të tundohen nga shumat të cilave është vështirë të ju thuash jo!

Por ata duhet të mendohen e të mos harrojnë se paraja konsumohet dhe mbarohet një ditë po TURPI ngelet e dinjiteti nuk mund as ty suvatohet e as të restaurohet!

Kuksianët kanë rastin e papërsëritshëm dhe momentin ideal të vënë në vend dinjitetin e tyre të nëpërkembur.

Këtu nuk kam ndërmend të flas për cilësitë e kandidatit të opozitës reale Z. Emri Vata pasi megjithëse nuk kam patur rastin ta njoh e ta takoj ndonjëhere dëgjoj vetëm fjalë të mira për personaliterin, integritetin moral e karrierën e tij të admirueshme profesionale.

Para kutisë së votimit nuk ka hapësirë për dilema dhe për tu menduar gjatë;

Keni dy alternativa:

  1. Ta përtypni turpin me bukë dhe ta mbani njollën e çnderimit për jetë të jetëve sepse nuk do keni më rast tjetër e të votoni për kandidatin Mavi! …ose
  2. Të votoni Emri Vatën si mundësia e vetme për të hequr njollën dhe vendosur në vend integritetin dhe dinjitetin tuaj.

Unë në këtë shkrim nuk jam marrë me analizë partish politike sepse këtu besoj unë nuk ka vend për diskutim politik!

DINJITET apo TURP….

Zgjidhni!

About Redaksia

Check Also

“Shpetoni ushtarin Dumani”!

Nga Iva V.GRILLO Pas te ashtuquajturit “raportim” qe kreu i SPAK, Dumani, beri ne Parlamentin …

Leave a Reply