Gjermania i dërgon Ukrainës 400 milionë euro armë dhe municione

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius njoftoi më herët sot dërgimin e ndihmës së re ushtarake në vlerë prej 400 milionë euro për Ukrainën. Raketat “Taurus” nuk janë të përfshira në paketë.

“Ne po e furnizojmë Ukrainën me më shumë municion: eksplozivë, predha mortajash, raketa me mina. Municioni është ajo që Ukrainës i nevojitet më shumë për luftën e saj mbrojtëse. Për më tepër, Gjermania do të ndihmojë me automjete të blinduara dhe sisteme të çminimit dhe, në funksion të dimrit, do të dërgohen veshje dhe gjeneratorë të energjisë elektrike dhe ngrohjes, dhe deri në fund të vitit të paktën 10,000 ushtarë ukrainas do të jenë trajnuar në Gjermani”, tha ai.

Duke iu referuar konkretisht raketave “Taurus” që ka kërkuar Kievi, ministri gjerman i Mbrojtjes shpjegoi se ende nuk është marrë një vendim përkatës.

“Mbetet të shihet nëse këto raketa mund të përdoren pa mbështetjen e ushtarëve të Bundeswehr-it”, shtoi Pistorius.

Pala gjermane duket e kujdesshme për dorëzimin e raketës së teknologjisë së fundit gjermano-suedeze Taurus me rreze të gjatë veprimi ajër-tokë dhe ka refuzuar më parë një kërkesë të ngjashme nga frika e përshkallëzimit të mëtejshëm të luftës nëse objektivat brenda territorit rus goditen.

Që nga fillimi i vitit, Gjermania i ka ofruar Ukrainës ndihma ushtarake në vlerën 5.4 miliardë euro, ndërsa ka miratuar licencat e programit të armëve në vlerën 10 miliardë për vitet në vijim.

About Redaksia

Check Also

Trump rikthehet me tubim aty ku i shpëtoi atentatit: Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri

Gati tre muaj pas atentatit të tij të parë, ish-presidenti Donald Trump u kthye në …

Leave a Reply